Horoskopi, 22 prill 2017
Dashi 21/3 – 20/4
Çdo gjë po ecën siç e kishit planifikuar ju të dashuruarit, por ndonjë ndryshim programi ndonjëherë është mëse i nevojshëm. Beqarët do jenë të pafat për të krijuar një lidhje. Financat do jenë të mirë.
Demi 21/4 – 21/5
Jeni gjithmonë shumë të stresuar kur keni disa gjëra njëkohësisht për të zgjidhur ju që jeni në marrëdhënie dashurie. Sot do të tentoni të kërkoni ndihmë te persona që nuk i njihni.
Binjakët 22/5 – 21/6
Mos u shtirni sikur gjithçka po shkon mirë në lidhjen tuaj të dashurisë. Beqarët duhet të sigurohen mirë përpara se të vendosin të hedhin hapa. Financat do jenë të mira, asgjë për t’u shqetësuar.
Gaforrja 22/6 – 22/7
Sot duhet të anashkaloni gjithçka dhe t’i kushtoni kohë partnerit/ es. Beqarët do bënin mirë sot që t’i merrnin gjërat si t’ju vinin pa i menduar gjatë. Në planin financiar tregohuni të matur.
Luani 23/7 – 21/8
Puna është pikësynimi kryesor sot. Kjo ju ka marrë edhe kohën për njeriun tuaj të zemrës, i cili ndjehet i lënë pas dore. Beqarët nuk do duan të krijojnë lidhje.
Virgjëresha 22/8 – 23/9
Ju i keni përgjigjet për një problem që i ka dalë partnerit/es tuaj. Beqarët do tërhiqen jashtëzakonisht shumë nga një person që takojnë dhe mund të nisin edhe një lidhje.
Peshorja 24/9 – 23/10
Partneri/ja ndjehet shumë i sigurt kur është pranë jush. Beqarët nuk do e durojnë dot më vetminë dhe do jenë të gatshëm edhe për aventura kalimtare. Buxheti nuk do jetë në gjendje shumë të mirë.
Akrepi 24/10 – 22/11
Edhe pse ju duket se po partneri/ja po kërkon shumë nga ju sot mbase gaboheni. Beqarët do ndjehen shumë mirë me veten sot. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë për të shmangur problemet.
Shigjetari 23/11 – 22/12
Nëse sot do t’ju duhet të sqaroni disa dyshime me njeriun që keni përkrah duhet të përballeni. Beqarët do ndjehen mjaft mirë sot. Financat do vinë duke u ekuilibruar në mënyrë të ndjeshme.
Bricjapi 23/12 – 20/1
Sot do të kënaqni kuriozitetin e partnerit/es tuaj, duke i treguar një sekret tuajin. Beqarët duhet të tregohen akoma të durueshëm. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.
Ujori 21/1 – 19/2
Duhet të diskutoni herë pas here dhe të ndani opinionet tuaja me partnerin/en. Beqarët do tregohen të nxituar sot. Financat do jenë tepër delikate, kujdes.
Peshqit 20/2 – 20/3
Keni kuptuar që komunikimi është mjeti më i mirë për të qenë korrekte në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat sot në dashuri. Me financat bëni kujdes.