Horoskopi, 22 shkurt
Dashi
Do të mendoheni gjatë para se t’i konfidoni partnerit, diçka shumë personale, pasi një gabim i vogël mund t’iu kushtojë shumë shtrenjtë. Madje edhe lidhjen tuaj.
Demi
Kishit menduar se do të krijoheshin konflikte nga kokëfortësia që kishit treguar, por ja që atmosfera në çift do vazhdojë të jetë e gëzueshme.
Binjakët
Do jeni gati të bëni diçka ndryshe nga zakonisht. E rëndësishme është që emocionet do të jenë shumë të mëdha.
Gaforrja
Sot do të tregoheni kokëfortë dhe do të këmbëngulni në të drejtën tuaj. Duhet të gjeni mënyrën që t’ia sqaroni personat përreth me shumë qetësi.
Luani
Sot do të ndiheni mrekullisht mirë edhe buxheti do fillojë të stabilizohet dalëngadalë.
Virgjëresha
Nuk do jeni në humor për të pranuar aventura. Për dashurinë e madhe ju duhet të presni ende për pak kohë.
Peshorja
Do ndiheni të lirë të bëni atë që do dëshironi dhe do afroni pas vetes një person që të gjithë e kanë lakmuar.
Akrepi
Beqarët duhet të tregohen të duruar në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm për veten e tyre.
Shigjetari
Ditë e qetë për të dashuruarit, ndërsa beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime të statusit. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kontroll, madje do arrini të shlyeni edhe borxhet e prapambetura.
Bricjapi
Edhe pse do mundoheni shumë nuk do arrini dot të vendosni dialogun në jetën tuaj në çift. Partneri do jetë kokëfortë dhe nuk do pranoje që ka gabime.
Ujori
Do ndodhin gjëra të jashtëzakonshme në jetën tuaj në çift dhe do të përjetoni kënaqësi të veçanta.
Peshqit
Xhelozia do të sjellë probleme në jetën tuaj në çift. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe do arrini t’i kryeni pa frikë shpenzimet që keni menduar.