Horoskopi 28 Shtator 2015
Horoskopi 28 Shtator 2015
Dashi
Duhet te mundoheni ta përmirësoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe jo ta lini atë te shkatërrohet edhe me tepër. Beni përpjekjet e duhura sa pa qene ende vone. Beqaret do joshin, por edhe do joshen nga persona te shumte. E rëndësishme është qe do afrohen me dike. Çështjet financiare do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i rregulloni. Gjendja do stabilizohet shpejt.
Demi
Jeta ne çift do shkoje shume mire. Do mundoheni te mos krijoni konflikte me partnerin dhe te kaloni një dite te qete. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do arrijnë te njohin atë për te cilin do ju rrahe zemra fort. Për punën nuk duhet te shqetësoheni. Me pak mundim do mund t’ia dilni mbanë. Bashkëpunoni me dike te shenjës se Luanit dhe do keni me shume sukses.
Binjaket
Kohet e fundit gjerat nuk kane shkuar mire me partnerin. Keni qene te stresuar dhe keni pasur vështirësi ne komunikim. Kjo dite do jete paksa me e qete dhe do filloni te vendosni dialog. Hëna do ndikoje pozitivisht për beqaret. Ajo mund te sjelle edhe një takim shume te këndshëm. Ekuilibri financiar do te prishet nga Plutoni. Beni kujdes nëse nuk doni te ngeleni me xhepat bosh.
Gaforrja
Jeta dashurore nuk do shkoje mire. Për çiftet do ketë debate dhe keqkuptime. Mundohuni te mos i lini gjerat te përkeqësohen edhe me tepër. Beqaret do zhgënjehen nga disa takime qe do kenë. Mos ëndërroni shume sot për jetën profesionale. Lërini gjerat te rrjedhin vete dhe mos u nxitoni për asgjë. Dilni dhe argëtohuni pak. Do ju beje mire.
Luani
Mundohuni ta ndryshoni sa me shpejt rutinën e jetës ne çift. Nëse mendoni gjate gjithë kohës se partneri ju do dhe nuk mund te beje asgjë pa ju, rrezikoni te përballeni me një surprize te pakëndshme. Beqaret do kenë shume fat për një takim te veçante kësaj radhe. Nëse krijoni një lidhje me te, do jeni te lumtur për një kohe te gjate. Me financat do tregoheni shume impulsive. Kujdes!
Virgjeresha
Do jete një dite plot ngjyra për jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni dëshirë te dilni fare me miqtë. Mire do bëni. Shfrytëzojeni sa me shume këtë dite sepse jo te gjitha janë te tilla. Beqaret do kenë mundësi te ndeshen me dike shume te veçante dhe tërheqës. Do keni shume fat ne planin financiar dhe mund te blini atë qe keni menduar. Shlyejini edhe disa borxhe te vjetra.
Peshorja
Dita duket shume premtuese për ata qe janë ne çift. Venusi do iu beje t’i shijoni gjithë kënaqësitë qe iu jep te qenit ne një lidhje. Dashuria për beqaret do shkoje mire dhe ju do kaloni momente te mrekullueshme. Dilni, pranoni ftesa dhe argëtohuni sa me shume te mundni. Ne planin financiar do e keni te vështirë ta përmirësoni situatën pas problemeve qe keni pasur. Beni durim!
Akrepi
Raportet me partnerin nuk do jene shume te mira sot dhe kjo do ju mërzitë tej mase. Mos ju besoni premtimeve qe do ju bëjnë dhe mos e teproni me xhelozinë. Edhe beqaret duhet te bëjnë kujdes me personat qe do takojnë. Financat nuk do jene te mira. Hiqeni mendjen nga jeta profesionale sot. Ato gabime qe u bene, u bene. Mundohuni te mos i përsëritni me.
Shigjetari
Dite e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mund te keni here pas here disa mosmarrëveshje me partnerin për disa çështje te se shkuarës. Mos këmbëngulni kot kur e dini se e keni gabim. Beqaret do mbeten vetëm edhe gjate kësaj dite. Ne planin financiar asgjë nuk do ju shkoje mire dhe mund te përballeni me probleme te njëpasnjëshme.
Bricjapi
Jupiteri do ua mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me personin qe keni ne krah dhe do dashuroheni si ne fillimet tuaja. Për beqaret do jete koha e duhur për te shprehur ndjenjat. Qe sot e tutje gjithçka ka për te qene ndryshe për ta. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment. Nuk do keni nevoje as te limitoni ne maksimum shpenzimet.
Ujori
Atmosfera për çiftet do jete konfliktuale. Ka shume mundësi qe ju te debatoni me partnerin per gjera te parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet! Beqaret do te ndihmohen shume nga Urani, i cili mund te sjelle edhe një dashuri shume te bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ike nga duart. Ne planin financiar do keni shume probleme dhe te gjitha këto fale pakujdesisë suaj. Merrni masa!
Peshqit
Dite ideale kjo e sotmja për te diskutuar gjere e gjate me atë qe keni ne krah. Duhet t’i zgjidhni sa me pare problemet sepse ne te kundërt situata do përkeqësohet. Beqaret nuk do jene ne humor te mire dhe nuk do përfitojnë sa duhet nga ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar duhet te bëni kursime ne mënyrë qe te mos keni probleme as ne vijim.