Horoskopi, 3 dhjetor 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e ngrohtë sot. Beqarët ka rrezik të zhgënjehen nga disa persona që në dukje ishin perfekte. Fatmirësisht që nuk do kenë bëre premtime.

Demi 21/4 – 21/5

Fati do ju buzëqeshë në çdo moment sot juve që jeni në një lidhje. Beqareve do ju plotësohen dëshirat dhe do e ndryshojnë shpejt statusin në të cilin ndodhen.

Binjakët 22/5 – 21/6

Fati do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite. Do shkoni nëpër vende të veçanta me partnerin dhe do përjetoni emocione e kënaqësi pa fund. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Shfrytëzojeni sa të mundni çdo minutë që do kaloni pranë partnerit tuaj sot dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Beqareët nuk do kënaqen nga takimet që do realizojnë dhe do preferojnë të qëndrojnë vetëm.

Luani 23/7 – 21/8

Do jeni melankolike gjatë gjithë kësaj dite ju të dashuruarit dhe do i merrni gjërat si t’iu vijnë. Beqarët do përjetojnë emocione dhe kënaqësi pa fund falë disa personave që do i joshin në çdo moment.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Ditë goxha e trazuar dhe e zymtë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët do kenë takime, por asnjeri nuk do ju duket i veçantë. Edhe sot kanë për të mbetur vetëm.

Peshorja 24/9 – 23/10

Mos u tregoni kokëfortë sot në jetën tuaj në çift dhe pranoni herë pas here të hapni rrugë. Beqarët do kenë me shume fat se më pare dhe do e ndryshojnë statusin.

Akrepi 24/10 – 22/11

Do përjetoni emocione të shumta sot ju të dashuruarit dhe do ëndërroni herë pas here. Beqarët do jenë gati të bëjnë gjithçka vetëm që të mos qëndrojnë me statusin që kanë pasur deri më sot.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj sot dhe do e shihni ndryshe të ardhmen. Beqarët ka rrezik të jenë viktima të dikujt që do kërkojë thjesht të tallet me ta.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Tregohuni më të duruar me partnerin tuaj sot sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të bejë gjëra të gabuara pa u menduar gjatë. Beqarët do vazhdojnë të qëndrojnë vetëm edhe për disa kohë.

SHKARKO APP