Horoskopi, 30 dhjetor 2015

 

Dashi

Mbështeta që keni nga shumë yje sot do të jetë një arsye më për të qenë aktive, por edhe një herë ju sugjerohet të mos pritni vetëm ndihmën e qiellit. Duhet më shumë besim në vetvete.

 

Demi

Edhe pse jeni të predispozuar që të arrini një objektiv që prej kohe i kini vënë vetes, sot yjet , më konkretisht Afërdita, do t’ju orientojë në një drejtim tjetër, në atë të dashurisë.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë e mirë që po kaloni në aspektin e punës, e cila  duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi edhe mbështetja e yjeve, sidomos e Merkurit do të jetë e tillë.

 

 

Gaforrja

Kujdes, përsëri ka njerëz që e kanë me ju e më saktë me raportet tuaja në planin sentimental. Ndoshta dikujt pa dashje i keni shkelur në kallo. Një lajm i ri do t’ju gëzojë.

 

Luani

Do të jeni të asistuar nga Marsi, Jupiteri dhe Afërdita, prandaj nuk duhet ta frenoni veten për iniciativa në të gjitha fushat e jetës. Humori me luhatje  për shkak të Hënës “kapriçioze”.

 

 

Virgjëresha

Janë pikërisht aspektet kundërshtuese të disa planetëve që ju bëjnë edhe kontradiktore me të tjerët, enë raste të caktuara edhe me veten tuaj. Më shumë duhet të bëni për raportet me partnerin.

 

Peshorja

Janë një mori planetësh në shenjën tuaj që ju favorizojnë, duke kundërshtuar kësisoj edhe ndikimin negativ të Saturnit. A nuk keni përshtypjen se jeta juaj sentimentale është vakët.

 

Akrepi

Mos e merrni me frikë nëse dikush iu propozon një punë të re, pasi keni shumë dashamirës që do t’ju ndihmojnë që gjithçka t’ju duket më e lehtë. Erosi mjaft pozitiv.

 

Shigjetari

Merkuri në shenjë ju ndihmon shumë dhe do ”të çajë”  rrugën në mënyrë që ta keni më të lehtë, por kujdes, sepse hëna mund t’ju fusë shkopinj në rrota. Njohje të reja në horizont.

 

Bricjapi

Është Merkuri që sot favorizon në mënyrë të veçantë sektorin e punës dhe të financave. Një investim i dikurshëm duket se po fillon tani të japë rezultatet e para pozitive.

 

Ujori

Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

SHKARKO APP