Horoskopi 6 Tetor 2015
Horoskopi 6 Tetor 2015
Dashi
Do kaloni momente te mrekullueshme sot juve qe jeni ne një lidhje dhe emocionet kane për te qene me te mëdha se kurrë me pare. Beqaret do dini si ta joshin dike dhe do e bëjnë për vete me pare nga sa e kishin menduar. Dita do jete edhe me e bukur për ta. Buxheti nuk do jete i keq. Shpenzoni aq sa keni menduar për dekorimin e shtëpisë, por jo me tepër.
Demi
Duhet ta përforconi me çdo kusht marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite kështu qe do ju duhet te bëni edhe sakrifica. Po i atë gjerat për nesër ka rrezik te keni me tepër vështirësi. Beqaret do përjetojnë emocione pa fund pasi do takojnë një person qe do i beje te ëndërrojnë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe situata nuk do ketë as problemin me te vogël.
Binjaket
Dite pasionante dhe e mbushur me kënaqësi te mëdha kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni ne çdo moment te bekuar nga yjet. Beqaret do dashurohen pas një personi te ri qe do e njohin nëpërmjet punës. Ja qe ndonjëherë gjerat nuk bëhen me llogari. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te mos shpenzoni shuma marramendëse te cilat do e përkeqësojnë gjendjen.
Gaforrja
Partneri do ju qëndroje ne krah gjate gjithë kësaj dite dhe do mundohet t’ua plotësojë te gjitha dëshirat. Çdo moment do jete i përkryer. Beqaret do kenë mosmarrëveshje pa fund me disa persona te cilët kishin filluar t’i pëlqenin. Nuk është e shkruar qe ata te fillojnë ende një lidhje. Te ardhurat do kenë rritje te konsiderueshme. Beni një riorganizim te tyre dhe hiqni edhe disa para mënjanë.
Luani
Duhet te keni me tepër besim tek partneri juaj gjate kësaj dite sepse vetëm kështu gjerat do ju ecin si keni dëshiruar. Po dyshuat dhe po e kontrolluat ne çdo moment do keni mosmarrëveshje e probleme. Beqaret nuk duhet te mundohen me kot te gjejnë dashurinë sepse nuk do kenë fat. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe nuk do keni aspak probleme financiare.
Virgjeresha
Venusi do jete i pozicionuar mire sot ne jetën sentimentale te çifteve dhe do ju nxite t’i shprehni akoma me tepër ndjenjat. Beqaret nga ana tjetër do jene impulsive dhe mund te bëjnë disa gabime te pafalshme. Kujdes sepse prej tyre do varet e ardhmja. Me financat do keni tronditje te vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ne pasdite do i menaxhoni me kujdes ato para qe do ju mbeten.
Peshorja
Flisni vetëm me te vërteta sot juve qe jeni ne një lidhje dhe mos e gënjeni për asgjë atë qe keni ne krah. Situata mund t’iu dale ne çdo moment jashtë kontrollit po bëtë te kundërtën. Beqaret nuk do ndihen ende gati ta ndryshojnë statusin e tyre. Te ardhurat nuk mund t’i përmirësoni kurrë duke besuar tek lojërat e fatit. Ose ndryshoni strategji menaxhimi ose kërkoni ndihme nga specialistet.
Akrepi
Dite e vështirë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni debate edhe për gjerat me elementare dhe do ndiheni keq. Do jene edhe disa persona te trete qe do mundohen me çdo kush t’iu prishin pune. Beqaret do bëjnë mire te mos praninë ftesat qe do ju bëhen sepse mund te lëndohen. Le te qëndrojnë vetëm edhe sot. Ne planin financiar do mbizotërojë ekuilibri.
Shigjetari
Do jeni egoiste sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do mendoni vetëm për veten tuaj. Do e merzitni9 partnerin dhe ai mund t’iu largohet dalëngadalë. Beqaret do kenë një dite te favorshme dhe te mbushur me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar nuk do keni probleme nese i kryeni me kujdes te gjitha shpenzimet. Do dini te veproni si duhet ne çdo moment.
Bricjapi
Mos u tregoni impulsive sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do bëni gabime te pafalshme te cilat do ju kushtojnë shtrenjte. Me qetësi dhe logjike gjithçka mund te zgjidhet shpejt. Beqaret do vëzhgojnë me kujdes ne çdo vend ku do shkojnë dhe do e gjejnë një person te përshtatshëm. Me financat tregohuni te matur. Po ju dolën probleme serioze flisni me te afërmit sepse do ju ndihmojnë.
Ujori
Konfigurimi i yjeve do jete i mire gjate kësaj dite. Ju do jeni me te kthjellet për ato qe duhet te bëni dhe gjithçka do ju ece si duhet. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do takojnë princin e kaltër. Qe sot e tutje çdo gjë do ece për mrekulli. Ehna do ndikoje pozitivisht ne planin financiar dhe do ju beje me te kthjellet. Gjendja do ketë përmirësime edhe me te mëdha.
Peshqit
Sot nuk do ju duhet te bëni shume përpjekje për te ruajtur harmoninë ne çift. E gjithë kjo periudhe ka qene e mire dhe pa probleme për ju. Beqaret nga ana tjetër duhet te njihen mire me personat e rinj para se te vendosin te hedhin ndonjë hap me tej. Ne planin financiar do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur me herët dhe kjo fale ndihmës se te afërmve.