Horoskopi ditor, 24 Nëntor 2014
Demi
Do jeni me tolerante ne çift gjate kësaj dite dhe nuk do këmbëngulni për gjera qe e dini se i keni gabim. Marrëdhënia juaj do filloje te përmirësohet. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje brenda disa orëve. Gjithçka do ndodhe ne momentin me te papritur. Për te përmirësuar buxhetin nuk duhet ne asnjë mënyrë t’iu besoni lojërave te fatit.
Binjaket
Do iu rikthehet entuziazmi ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Zemra do ju rrahe fort sidomos nga disa surpriza qe do iu beje partneri ne orët e mesditës. Beqaret nuk do e gjejnë dot personin me te përshtatshëm dhe kjo do i mërzitë tej mase. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Do i menaxhoni si duhet te ardhurat dhe do kryeni edhe shpenzimet e nevojshme.
Gaforrja
Për çiftet kjo do jete një dite shume normale. Do qëndroni bashke ne kohen e lire dhe do flisni hapur për gjithçka. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i ndreqin shpejt. Beqaret do lodhen se kërkuari dashurinë, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund. Kërkoni ndihme nga te afërmit pa u përkeqësuar me tepër situata.
Luani
Do i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. Shume do ju kenë zili, por nuk do mundin dot t’ia prishin harmoninë. Beqaret do jene shume te paqarte dhe nuk do dini çfarë hapash te hedhin. Para se te shpenzoni kontrolloni njëherë sa e keni buxhetin. Ne këtë mënyrë do shmangni problemet.
Virgjeresha
Dite shume e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe duke filluar qe nga dreka do dashuroheni me më shume pasion. Beqaret kot sa te mundohen e te kërkojnë dashurinë sepse nuk do mund ta gjejnë dot atë. Me financat do tregoheni impulsive. Ka rrezik qe gjendja te ketë me shume tronditje sesa mund ta kishit menduar.
Peshorja
Dite pozitive kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i shihni gjerat me një sy tjetër sot dhe do pranoni se ne disa raste gabimi ka qene i juaji për gjithçka ka ndodhur. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse do takojnë persona me shume vlera. Me financat do jeni te kujdesshëm dhe do arrini ta mbani te stabilizuar situatën.
Akrepi
Tregohuni sa me te sinqerte me partnerin tuaj sot dhe mos thurni gënjeshtra nëse doni te ruani një marrëdhënie te qëndrueshme. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë gjë te jashtëzakonshme. Duhet te prisni ene për te takuar princin e kaltër. Situata financiare do jete goxha me e mire. Do arrini t’i shlyeni shume shpejt borxhet e marra.
Shigjetari
Do e forconi edhe me tepër bashkëpunimin ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte për te folur hapur me partnerin për tema delikate. Beqaret do kenë takime me rëndësi dhe do mund te fillojnë lidhje te forta. Ne planin financiar fati do jua buzëqeshë. Do i zgjidhni problemet dhe do mund te kryeni edhe ndonjë transaksion me tepër.
Bricjapi
Do jeni shume te përkushtuar sot ndaj karrierës dhe do e lini pas dore jetën sentimentale. Po vazhduat kështu do e humbni atë dalëngadalë. Beqaret do marrin ftesa te shumta dhe me siguri qe do e ndryshojnë statusin. Sektori i financave nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdes me shpenzimet qe do kryeni qofshin ato edhe te vogla.
Ujori
Do keni dëshira te çmendura gjate gjithë kësaj dite dhe partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot. Tregohuni realiste sepse përndryshe nuk keni për te shkuar askund. Beqareve do ju ndryshoje shpesh humori dhe nuk do jene gati për te dale me dike. Ne planin financiar nuk do dini çfarë hapash te hidhni qe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme. Do keni vështirësi.
Peshqit
Do bëni gjera te pamenduara gjate kësaj dite dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën me te mire për te kërkuar falje. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë dashurinë mbi qiell ndërkohë qe ai ne fakt është mbi toke dhe shume me afër nga sa mendojnë. Ne planin financiar do jeni me goxha fat dhe do ndiheni te qete kur te shpenzoni.