Horoskopi, e enjte 29 qershor 2017

Dashi 21/3-20/4

Ndikimi i Plutonit në jetën tuaj në çift do jetë shumë i madh sot. Beqarët ka shumë gjasa të kenë dashuri me shikim të parë. Në planin financiar duhet kujdes.

Demi 21/4-21/5

Kontrollojeni veten sot dhe mos bëni gjëra për të cilat të pendoheni. Beqarët do jenë të turpshëm si gjithmonë dhe nuk do i pranojnë ftesat që do iu bëhen. Financat nuk do jenë shumë të mira.

Binjakët 22/5-21/6

Ditë shumë e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do hedhin asnjë hap për të kërkuar dikë. Për financat mos u shqetësoni.

Gaforrja 22/6-22/7

Sotme do jeni në dispozicion te partnerit tuaj dhe do ia plotësoni atij çdo dëshirë. Beqarët do kenë disa takime, por edhe rivaliteti do jetë i fortë. Financat do jenë të mira.

Luani 23/7-21/8

Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Beqarët do joshin shumë, por nuk do kenë kurajo t’i shprehin me fjalë pëlqimet. Maturi dhe sa më shumë maturi duhet te tregoni ne sektorin e financave.

Virgjëresha 22/8-23/9

Do jeni shumë sensualë gjatë kësaj dite dhe partneri/ja do ndihet me fat që iu ka në krah. Beqarët do kenë disa takime interesante, por nuk do ndihen ende gati të fillojnë një histori dashurie.

Peshorja 24/9-23/10

Lidhja ndërmjet jush dhe partnerit/es do përforcohet edhe më shumë gjatë kësaj dite. Beqarët do jenë mjaft tërheqës dhe do bëjnë për vete persona të shumtë. Në planin financiar do i kaloni vështirësitë.

Akrepi 24/10-22/11

Jeta juaj në çift ka rrezik të kalojë një periudhe të turbullt. Beqarët do jenë joshës dhe do kenë disa takime, por asgjë serioze nuk pritet. Nëse keni menduar për një investim te madh, sot është momenti i duhur.

Shigjetari 23/11-22/12

Pasioni do dominoje sot në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe ai/ajo që keni në krah do jeni më shprehës dhe do mendoni vetëm për të mirën e lidhjes që keni krijuar.

Bricjapi23/12-20/1

Me bekimin e yjeve, jeta juaj në çift do jetë më e mirë sesa mendonit. Do tregoheni më të sjellshëm, më të dashur dhe do i shprehni të gjitha ato që ndjeni. Situata financiare do jetë e paqëndrueshme.

SHKARKO APP