Horoskopi, e hënë 12 qershor 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Në raportin në çift do të keni shumë stabilitet. Për beqarët është një moment ideal për dashurinë dhe për jetëgjatësinë e saj.

Binjakët 22/5 – 21/6

Mos ja shfryni problemet e raportit në çift partnerit, por bëni diçka për të rigjallëruar raportin tuaj. Në punë do të jeni shumë të angazhuar. Një ndryshim i papritur do t’ju detyrojë të përshtateni me kushtet e reja.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Në dashuri mërzia që ju ka pushtuar në këtë periudhë më në fund do të zhduket dhe do të nisë një periudhë pozitive me entuziazëm të madh. Në punë, suksesi juaj do të bezdiset nga ndonjë koleg.

Luani 23/7 – 21/8

Në raportin në çift do përjetoni një moment plot emocione. Për ata që janë vetëm, këshillohet që të mos shqetësohen nga mendimet negative ndaj një personi për të cilin kanë interes.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Jeta në çift gjatë kësaj dite nuk do të jetë shumë e favorshme. Ëmbëlsia e fillimit do të zhduket, ndaj bëni kujdes që ta rikuperoni. Në punë do të keni një ditë të vështirë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do të ketë trazira lidhur me pasionin në çift. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të njohin persona tërheqës. Në punë duhet të përmirësoni cilësinë si personale edhe në skuadër.

Akrepi 24/10 – 22/11

Dita është ideale për të organizuar diçka të këndshme me partnerin tuaj, edhe nëse dilni, por edhe nëse rrini në shtëpi. Në punë do të jeni me fat.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Nëse nuk e keni zyrtarizuar ende ka ardhur momenti që të tregoni më shumë vëmendje ndaj lidhjes tuaj. Në punë bëni mirë që në këtë periudhë të mos bëni shaka.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Ky është momenti i duhur për t’i kushtuar më shumë vëmendje partnerit. Ata që janë vetëm do jenë shumë aktiv në kërkimin e shpirtit binjak. Në punë pas një periudhe negative do të rikthehet fati.

Ujori 21/1 – 19/2

Do të keni shumë entuziazëm në raportin tuaj me partnerin. Beqarët mund të afrohen me ish- in për shkak se historia e tyre nuk është harruar. Në punë sot do të keni shumë energji.

Peshqit 20/2 – 20/3

Në jetën martesore do të keni shumë lumturi. Për ata që janë vetëm, kjo ditë do të jetë shumë negative. Në punë, do të jeni gati të pranoni ide dhe këshilla nga ata që punojnë me ju.

Demi 21/4 – 21/5

Në raportin në çift do jeni në gjendje të përballoni një situatë të veçantë, duke e transformuar në diçka pozitive për lidhjen tuaj. Në punë mos merrni vendime të nxituara, pasi mund të ketë pasoja.

SHKARKO APP