FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA sjell antitanket “Javelin” në Shqipëri, VanHorn: Përkushtohemi për sigurinë rajonale

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të sistemeve raketore antitank në Shqipëri, ku mbajti edhe një fjalim përshëndetës për përfaqësuesit ushtarakë dhe diplomatikë të pranishëm.

VanHorn theksoi rëndësinë e rritjes së angazhimit për sigurinë si një “pagesë paraprake për paqen përmes forcës”.

Rritja e angazhimit tuaj për sigurinë është një pagesë paraprake për paqen përmes forcës. Kjo paradhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, por edhe një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”, tha VanHorn.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mjedisi me të cilin përballemi kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre. Në emër të SHBA, dua të vlerësoj kontributin tuaj me trupat ushtarake për NATO dhe misionet ushtarake në mbarë botën”, shtoi më tej ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?