Horoskopi, e martë 16 maj 2017

Dashi

Parashikohet një ditë përgjithësisht e mirë për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, sidomos ata të dekadës së parë. Dikush tregon interesim të madh për ju e kjo mund të sjellë një ndryshim të madh.

Demi

Janë një mori planetësh që sot kontraktojnë njëri-tjetrin, e kjo bën që në aspektin sentimental të ndjeheni të trazuar edhe në shpirt. Vetëm mbrëmja mund t’ju sjellë pak gjallëri e relax.

Binjakët

Sot duket se një erë e mbarë ju orienton në drejtimin e duhur dhe jeni të privilegjuarit e yjeve. Një klimë mjaft e përshtatshme për të zhvilluar raporte të reja ndërpersonale dhe jo vetëm kaq.

Gaforrja

Është Marsi shumë “agresiv” ai që mund të bëjë që sot të jeni te tensionuar dhe të gatshëm për t’u kapur me të parin që mund t’ju thotë diçka që nuk ju pëlqen. Erosi në rënie.

Luani

Në përgjithësi pritet një ditë e mirë dhe e vetmja gjë që do t’ju bëjë të jeni të pavendosur është se në morinë e alternativave nuk dini se cilën të zgjidhni. Erosi në rritje.

Virgjëresha

Gjërat duket se janë shumë të qarta, por ngaqë jeni shumë konfuzë (faji i Hënës?) saqë nuk jeni në gjendje të bëni dallim. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin tuaj?

Peshorja

Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, ndikimi i yjeve do të jetë i dobët, ndaj duhet të mbështeteni më shumë në aftësitë dhe mundësitë tuaja se sa te qielli. Sidoqoftë, dita do të jetë e mirë.

Akrepi

Është Marsi shumë aktiv që sot sjell stimuj të rinj, i cili bën që edhe ju të shkundeni nga një farë plogështie që ju ka pllakosur. Megjithatë, ju këshillohet të tregoheni sa më racionalë.

Shigjetari

Pritet një ditë e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, e që do të keni mbështetjen e një Mërkuri pozitiv. Kontaktet dhe njohjet e reja sjellin avantazhe konkrete, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë sentimental.

Bricjapi

Pas një periudhe me shumë pak mundësi për të ndërmarrë një iniciativë, duket se ka ardhur momenti i përshtatshëm për të hedhur një hap vendimtar. Në planin sentimental jeni të favorizuar.

Ujori

Të kesh mbështetjen e një numri yjesh pozitivë si Marsi, Afërdita e Hëna, do thotë të jesh me fat. Në mënyrë të veçantë planeti i zjarrtë ju sjell energji, ndërsa Afërdita ju stimulon erosin.

Peshqit

Tani që keni Mërkurin plotësisht  në anën tuaj, është momenti i përshtatshëm për të ndërmarrë një iniciativë. Megjithatë, është mirë që sfidat të mos i kaloni në planin personal. Erosi në rritje

SHKARKO APP