Horoskopi, e martë 23 maj 2017

DASHI

Është mirë që të gjeni gjuhën e përbashkët me të afërmit për këtë periudhë, për të evituar mosmarrëveshjet. Shpenzimet duhen për raste të tilla, por jo pa kriter.

DEMI

Mërkuri në shenjë që ndikon dhe në humorin tuaj do t’ju ndihmojë të konkludoni me sukses të gjitha punët që ju kanë mbetur për të mbyllur ditën. Mos harroni miqtë tuaj të largët.

 BINJAKËT

Përqendrimi i planetëve që nuk ju favorizon, mund të sjellin ndonjë problem të vogël, por do të jetë diçka e përkohshme. I pajustifikueshëm nervozizmi që tregoni në raportet me të tjerët.

GAFORRJA

Energjitë tuaja mund të jenë të shkëlqyera në këtë periudhë, si në punë dhe në dashuri, ku nuk përjashtohet një lidhje e re. Kjo harmoni përcillet dhe në familje dhe mes miqsh.

LUANI

Shfrytëzoni në maksimum kohën që ju ka mbetur për të finalizuar projektet që keni në dorë. Dashuria dhe financat tani për tani nuk janë të kënaqshme për shumë shpejt do të rikuperoni.

VIRGJËRESHA

Hëna do t’ju shoqërojë ëmbëlsisht gjatë gjithë kësaj dite. Ata që janë single mund të gjeni ngrohtësi në një person të veçantë, i destinuar ndoshta të bëhet i rëndësishëm për ju shumë shpejt.

PESHORJA

Mërkuri është përgjithësisht pozitiv edhe pse mund të ndikojë disi në rritjen e tensioneve në një debat për probleme punët. Mundohuni të qëndroni në shtëpi pranë njerëzve që ju duan.

AKREPI

Impenjimet janë të shumta, por duhet të bëni shimë kujdes për të evituar konfuzionin. Megjithatë, priten të reja në planin sentimental, ku gjërat lëvizin me shumë shpejtësi dhe pozitivisht për ju.

SHIGJETARI

Humori juaj mund të mos jetë në lartësinë e duhur, por kjo nuk do t’ju pengojë aspak që në ambientin ku jetoni të jeni shumë tërheqës dhe të “diktoni ligjin”. Optimizmi është arma më e mirë.

BRICJAPI

Serioziteti që shpesh ju karakterizon do të vijë duke e zbehur me mbarimin e ditës. Një udhëtim i improvizuar mund sjellë një të papritur shumë të këndshme në planin sentimental.

UJORI

Urani dhe Marsi në shenjë mund të sjellin një farë pështjellimi që mund t’ju mjegullojë mendimin dhe idetë, por është Afërdita në shenjë ajo që ju risjell kthjelltësinë. Mirë dashuria.

PESHQIT

Pritet një ditë në të cilën shumë prej jush do të jenë tepër aktivë në punë e në kontaktet me të tjerët. Në fakt Mërkuri dhe Afërdita stimulojnë shumë takimet, udhëtimet, marrëveshjet, etj.

SHKARKO APP