Horoskopi, e martë 6 qershor 2017

DASHI

Jeta në çift nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar dhe do mërziteni tej mase. Në planin financiar, Saturni do iu nxitë të tregoheni më të arsyeshëm dhe më të organizuar.

DEMI

Klima për çiftet do jetë përgjithësisht e ngrohtë. Pritet të kaloni momente emocionuese dhe në mbrëmje do keni surpriza të këndshme. Për financat atmosfera nuk do jetë e favorshme.

BINJAKET

Kjo ditë pritet të jetë shumë e mirë për të dashuruarit. Në planin financar do keni fat me shumicë dhe do arrini të kryeni investimet e menduara prej kohësh.

GAFORRJA

Bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite sot në jetën tuaj në çift. Do ia shprehni partnerit gjithçka që ndjeni dhe nuk do i mbani asgjë të fshehtë. Sektori i financave nuk do ketë ndryshime të mëdha.

LUANI

Nëse nuk doni që lidhja juaj të përkeqësohet tregohuni më tolerantë dhe më të kuptueshëm me partnerin. Mundohuni mos prekni as tema delikate të së kaluarës. Financat do jenë më të stabilizuara.

VIRGJERESHA

Do keni më shumë nevojë për qetësi gjatë kësaj dite. Flisni me partnerin dhe ai do iu kuptojë. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes.

PESHORJA

Jeta në çift nuk do ketë ndryshime të mëdha nga një ditë më parë. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos u nxitoni të merrni vendime. Paratë nuk do ndikohen aspak nga planetët.

AKREPI

Për sa i përket jetës sentimentale të çifteve, jo vetëm që ajo do jetë e bukur, por edhe dëshira seksuale do të shtohet falë ndikimit të disa planeteve. Financat do jenë gjatë gjithë kohës të mbrojtura sot.

SHIGJETARI

Influenca negative e yjeve do e përkeqësojë jetën tuaj sentimentale. Kujdes me çdo gjë që do thoni dhe mos iu besoni atyre që iu rrethojnë. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi.

BRICJAPI

Do bënit mirë ta zgjidhnit me qetësi çdo mosmarrëveshje me partnerin. Nëse e ngrini zërin më shumë sesa duhet edhe ai mund të acarohet keq. Me financat duhet akoma dhe më shumë maturi.

UJORI

Mos luani shumë me ndjenjat e partnerit tuaj sot sepse do përballeni me debate të zjarrta që mund të çojnë edhe në ndarje. Me financat do keni shumë fat.

PESHQIT

Qetësia do mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Në planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni në mënyrë që ta stabilizoni situatën.

SHKARKO APP