Horoskopi, e premte 2 qershor 2017

DASHI 21/3-20/4

Do të jeni dinamik sot, edhe pse mund të stresoheni pasi dëshira për të vepruar është e madhe. Në aspektin afektiv nuk do ju duhet të bëni asnjë sforcim për të pasur vë- mendjen e partnerit.

DEMI 21/4-21/5

Yjet do ju buzëqeshin, ndërsa Venusi do ju japë një shtysë tjetër në dashuri. Mund të keni një lodhje fizike. Në ambientin e punës nga një sforcim i vogël do të merrni rezultate të mëdha.

BINjAKËT 22/5-21/6

Hëna ju shtyn të veproni edhe nëse jeni në ankth. Tensioni në dashuri do të arrijë kulmin, por vendosmëria juaj do të jetë kyçe për të përballuar çdo gjë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

GAFORRJA 22/6-22/7

Jeni një prej shenjave më të favorizuara të zodiakut dhe do të viheni në provë. Do të ketë mundësi unike për t’u kapur fluturimthi, duke shfrytëzuar edhe ndikimin e Hënës. Shëndeti do jetë paksa delikat.

LUANI 23/7-21/8

Do të kapni fluturimthi disa mundë- si të papara. Ndërkohë Saturni do ju mbushë me energji për të përballuar detyra të ndryshme që do ju ngarkohen. Veçanërisht në punë gjithçka do të jetë në favorin tuaj.

VIRGJËRESHΑ 22/8-23/9

Hëna do t’iu buzëqeshë dhe kështu që do arrini të gjeni harmoninë tuaj. Ata që janë vetëm këshillohet t’i marrin më seriozisht ftesat për takime, nëse duan ndryshime.

PESHORJA 24/9-23/10

Hëna me ndikimin e saj negativ nuk do e lejojë që e premtja të ecë siç e dëshironi. Në planin afektiv bëni mirë të reagoni pasi heshtja nuk i shërben raportit tuaj.

AKREPI 24/10-22/11

Me planetët që ju mbështesin do të ndiheni fitues dhe gati për t’u ekspozuar ndaj projekteve të reja. Keni disa plane që doni t’i vini në jetë, ky është momenti i duhur. Financat do jenë të mira.

SHIGJETARI 23/11-22/12

Do të keni planetët kundër dhe do ju krijojnë situata të vështira. Ana profesionale nuk mund t’iu garantojë ende atë që dëshironi. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime.

BRICJAPI 23/12-20/1

Ankthi dhe tensioni do të dominojnë në jetën tuaj sentimentale. Planetët ju këshillojnë që të mos ekspozoheni tepër, pasi nuk është rasti. Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi.

UJORI 21/1-19/2

Prania e Marsit në shenjën tuaj, do ju lodhë, ndaj do jeni gjithë kohës në kërkim të sigurisë dhe përforcimeve. Do të vlerësoni shoqërinë e miqve, e koha nuk do ju mjaftojë për të bërë gjithçka dëshironi.

PESHQIT 20/2-20/3

Nuk është momenti për të nxituar dhe për ta tepruar edhe pse mund të ketë gjëra që ju shqetësojnë. Ju duhet durim. Në dashuri paraqitet një ditë e qetë dhe çdo ndryshim do varet nga ju

SHKARKO APP