Horoskopi, e premte 20 tetor 2017
DASHI
Yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë,sidomos në shtëpi sepse gjërat nuk mund të zgjidhen sa hap e mbyll sytë. Në punë do të ndiqni rrugën e duhur për të arritur sa më parë objektivat tuaja.
DEMI
Në sektorin profesional ju këshillohet të tregoheni sa më të organizuar dhe precizë. Ndërsa në sektorin e ndjenjave tregohuni më të duruar dhe mbani nën kontroll tendencën për t’u shfaqur shumë dyshues karshi njeriut të zemrës.
GAFORRJA
Hëna në shenjën tuaj premton një ditë pozitive. Do të jeni mjaft të kujdesshëm për të mos humbur asnjë okazion të vlefshëm për të arritur suksesin e dëshiruar në sektorin profesional.
LUANI
Yjet sot ju këshillojnë që të jeni të kujdesshëm, dhe transparentë. Në qoftë se do të arrini t’u përmbaheni këtyre rregullave sigurisht gjithçka do të shkojë më së miri.
VIRGJËRESHA
Ditë mjaft produktive. Do të dini si të veproni në situata të ndërlikuara dhe me persona të vështirë. Përveç kësaj, falë aftësive tuaja do të arrini të vlerësoheni nga superiorët tuaj duke arritur kështu një mbështetje mjaft të vlefshme në punë.
PESHORJA
Në qoftë se do arrini të përballoni me qetësi çdo problem që do të hasni sot, gradualisht do të gjeni zgjidhjen e duhur. Në qoftë se ju ka ndodhur një situatë e pakëndshme në dashuri do të reflektoni më mirë mbi sjelljen tuaj.
AKREPI
Sot do të arrini të gjeni zgjidhjen e duhur për disa probleme që ju kanë shqetësuar shumë kohët e fundit. Dëgjoni me vëmendje propozimin që do ju bëhet nga një miku juaj. Në qoftë se jeni çift do të keni shumë besim te partneri.
SHIGJETARI
Sot do të karakterizoheni nga një qartësi e madhe, e cila do t’ju ndihmojë të zgjidhni më mirë problemet e lidhura me jetën e përditshme. Qëndrueshmëria në sektorin e ndjenjave do ju lejojë të kaloni një mbrëmje të pasur me emocione e surpriza me njeriun e zemrës.
BRICJAPI
Me Hënën dhe Uranin në një pozicion aspak të favorshëm me shenjën tuaj sot do të jeni mjaft të shpërqendruar në punë, si dhe aspak tolerant me njeriun e zemrës apo familjarët tuaj. Një këshillë: tregohuni të kujdesshëm.
UJORI
Moment i favorshëm për t’i analizuar më mirë gjërat si për sa i përket punës apo familjes. Për sa i përket profilit financiar dita e sotme do të jetë premtuese.Tregohuni të sinqertë me njeriun e zemrës.
PESHQIT
Dita e sotme do të jetë mjaft e favorshme për sa i përket sektorit të ndjenjave. Për më të rinjtë e kësaj shenje apo për ato që janë singëll nuk do të mungojnë okazionet për të bërë aventura të reja.