FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nxjerr pamjet nga banjat e Bënjës: Pasuri e rrallë natyrore që do të ofrojë standarde moderne

“Punimet në Banjat e Bënjës po vazhdojnë dhe shumë shpejt kjo pasuri e rrallë natyrore do të ofrojë standarde moderne, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike.
Zona parkimi e sistemuar, korsi biçikletash, ballkone panoramike mbi kanion, hyrje e organizuar, banja publike dhe qendër shëndetësore – një transformim i plotë që e çon turizmin në një tjetër nivel.
Aktualisht ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazëve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave, për një pamje më të bukur dhe në harmoni me natyrën.
Investimi i Qeverisë Shqiptare, i zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Bashkinë Përmet, po merr formë çdo ditë”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?