Horoskopi, e premte 26 maj 2017

DASHI 21/3 – 20/4

Të lindurit në shenjën e dashit do të jenë veçanërisht të angazhuar në biseda. Por, duhet të bëni kujdes të respektoni edhe mendimet e të tjerëve. Kujdes me shëndetin.

DEMI 21/4 – 21/5

Demi është një shenjë e qetë. Të lindurit e kësaj shenje duhet të përpiqen të tregohen më shumë të hapur duke biseduar me njerëz të tjerë, duke mos qëndruar vetëm.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Binjakët janë në ditët e tyre më të mira, por ka të ngjarë të kenë vështirësi të mbajnë gojën mbyllur sot. Më shumë se kaq, ata kanë të ngjarë të kenë vështirësi në punë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Të lindurit në shenjën e gaforres duhet të marrin në konsideratë të telefonojnë familjarët dhe miqtë sot, me të cilët kanë kohë pa folur. Financat janë të mira.

LUANI 23/7 – 21/8

Të lindurit e Luanit duhet të përpiqen të kontrollojnë gjuhën e tyre sot. Të lindurit e kësaj shenjë janë të predispozuar të bëjnë më tepër miq të rinj.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Kohët e fundit keni qenë të tensionuar, kjo për shkak të arsyeve të ndryshme që lidhen me rutinën dhe kontaktet tuaja me njerëz të tjerë. Dita e sotme do të jetë një ditë e mirë.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Keni gjasa të flisni për çështje të caktuara sot me njerëz që njihni, të cilat lidhen me të kaluarën tuaj. Nëse flisni siç duhet ka të ngjarë që t’i zgjidhni problemet apo mosmarrëveshjet tuaja.

AKREPI 24/10 – 22/11

Të lindurit në shenjën e Akrepit duhet të jenë të kujdesshëm sot. Ka të ngjarë të ketë shumë fjalë që mund t’ju prekin. Bëni kujdes, çdo gjë duhet dëgjuar dy herë para se të ktheni ndonjë përgjigje.

SHIGJETARI 23/11 – 22/12

Shigjetarët shpesh kanë dëshirë të qëndrojnë vetëm, por kjo nuk do të thotë se nuk janë të paaftë për të shijuar biseda me të tjerët. Prandaj është mirë që sot të qëndroni nën shoqërinë e miqve tuaj.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Të lindurit e Bricjapit nuk ka të ngjarë të lëvizin për të shpenzuar shumë kohë për t’u shoqëruar, dhe nuk kanë gjasa të jenë të interesuar të kapen duke biseduar, të paktën jo sot.

UJORI 21/1 – 19/2

Nuk duhet të keni frikë t’i thoni gjërat ashtu siç i mendoni sot. Mund të jeni zëri më i zhurmshëm në shtëpi sot dhe do të acaroheni nga heshtja e disa personave të tjerë. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Do të keni vështirësi në përqendrim ndaj detyrave që ju kanë lënë, ka gjasa që ky të jetë problemi juaj më i madh sot. Është mirë që të mundoheni të qetësoheni, duke kaluar kohë me miqtë tuaj më të mirë.

SHKARKO APP