Horoskopi, e shtunë 2 qershor 2017

DASHI 21/3 – 20/4

Hëna do ju shqetësojë dhe do ju pengojë për t’u treguar të dobishëm dhe për të kuptuar atë që doni realisht. Në lidhjen tuaj në çift do kërkoni më tepër pavarësi. Financat do jenë të mira.

DEMI 21/4 – 21/5

Jeni të kënaqur, euforik dhe sidomos të qetë.. Në dashuri do të tregoheni më të logjikshëm me partnerin/en tuaj. Në planin financiar do përballeni me disa probleme të vogla.

BINJAKËT 22/5 – 21/6

Marsi do të jetë në krahun tuaj dhe nëse do ju dalë ndonjë e papritur, do dini si të reagoni. Në familje dhe në punë, do të keni momente indinjate dhe nervozizmi. Shëndeti do jetë i mirë.

GAFORRJA 22/6 – 22/7

Do të jeni të përgjegjshëm dhe energjik dhe me planetët në favorin tuaj, ajo që keni arritur deri tani do konkretizohet me projekte të reja. Ata që janë vetëm duhet t’i marrin më seriozisht ftesat për takime.

LUANI 23/7 – 21/8

Do të jeni plotë intuitë, të qartë dhe të vëmendshëm. Në dashuri përpara se të merrni vendime të rëndësishme, duhet të mendoheni mirë.

VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9

Do të shpërbleheni në punë, në çdo drejtim. Ndërkohë në dashuri, ylli juaj udhëheqës, do ju bëjë të jeni të dyshimtë dhe ekstremist xheloz. Ekuilibrin dhe qetësinë do e gjeni tjetërkund.

PESHORJA 24/9 – 23/10

Një Hënë e hutuar dhe indiferente do t’iu acarojë së tepërmi. Në planin financiar do arrini të ekuilibroni të ardhurat dhe do keni mundësi edhe për të shpenzuar.

AKREPI 24/10 – 22/11

Engjëlli juaj mbrojtës, do ju tregojë strategjitë më të mira të fitores. Do jetë një e shtunë e mbushur me angazhime, por që do të merrni shpërblime. Kujdes me shëndetin.

SHIGjETARI 23/11 – 22/12

I keni mjetet dhe mundësitë për të fituar. Siç ju sugjeron Marsi me qetësi dhe durim, mund të merrni atë që dëshironi. Shëndeti do jetë i mirë, nuk do keni arsye për t’u shqetësuar.

BRICJAPI 23/12 – 20/1

Brenda jush jeton indinjata dhe mllefi, por jeni të mbushur edhe me dyshime. Gjatë gjithë kohës do keni pranë partnerin/en tuaj. Ata që janë vetëm do kenë një ditë të mbushur me takime interesante.

UJORI 21/1 – 19/2

Keni dëshirë për t’u përfshirë në lojë dhe sidomos në sferën profesionale. Në dashuri do kaloni një ditë të qetë, ku nuk pritet asgjë e papritur.

PESHQIT 20/2 – 20/3

Mundohuni që mos të jeni të papërgatitur, por kapini fluturimthi mundësitë e çmuara dhe të papërsëritshme që do ju ofrohen. Shëndeti do jetë pak delikat, por asgjë për t’u shqetësuar.

SHKARKO APP