Horoskopi, e shtunë 6 maj 2017

Dashi 21/3-20/4

Pamja juaj dhe intelekti këtë të shtunë do t’ju bëjë të bini në sy. Nëse keni plane për të hapur një biznes, veproni. Është koha e duhur. Shëndeti do jetë disi problematik.

Demi 21/4 – 21/5

Ka ardhur koha të ndryshoni. Qëndrimi juaj për dashurinë, miqësinë, karrierën, financat duhet të ndryshojë. Megjithatë mos u përpiqni të bëni ndryshime drastike, të menjëhershme, por hap pas hapi.

Binjakët 22/5-21/6

Do të keni shumë nevojë të lëvizni dhe të bëni diçka qoftë edhe gabim, në mënyrë që të arrini të kuptoni se çfarë doni në të vërtetë. Largohuni nga e përditshmja. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Gaforrja 22/6-22/7

Mos u ngarkoni me punë, sepse nuk do të mund t’ia dilni dot. Gjithsesi edhe po ia dolët, nuk do të ketë rezultat cilësor. Mbrëmjen do ta kaloni mes njerëzve të dashur dhe partnerit/es.

Luani 23/7-21/8

Hiqni nga mendja një ide të vjetër, duke menduar për një të re. Do të keni mjaftueshëm kohë për ta bërë këtë. Tregohuni më të matur me shpenzimet, pasi ditët në vazhdim do të jenë disi të vështira për ju.

Virgjëresha 22/8-23/9

Do të kaloni një fundjavë të qetë. Në fushën e ndjenjave partneri/ja do të zbuloj një sekret të vogël. Kujdes mos u ekspozoni shumë në diell.

Peshorja 24/9-23/10

Nuk do të keni rrugë të mesme. Për të vendosur se çfarë do të bëni kini parasysh përfshirjen e personave të dashur, përveçse atë që ju doni vetë. Shëndeti dhe financat do jenë në kohën e tyre më të mirë.

Aklrepi 24/10-22/11

Një ditë e turbullt dhe me pesimizëm për ju të lindurit e kësaj shenje kjo e shtunë. Por mospasja e shumë pritshmërie ndaj një çështjeje të caktuar do t’ju lejojë që të mos zhgënjeheni.

Shigjetari 23/11-22/12

Po mendoni shumë në këtë situatë, por duhet të vini në punë instinktin, për të shmangur humbjen e kohës pas diçkaje që nuk e meriton. Kujdes me shëndetin.

Bricjapi 23/12-20/1

Prej frikës po sajoni në mendje situata jo të vërteta, kur në fakt ato janë më se të qarta. Financat do arrini t’i përmirësoni falë menaxhimit tuaj të mirë. Do keni mundësi për të bërë shpenzime.

Ujori 21/1-19/2

Mos u tërhiqni mbrapsht, edhe pse një diskutim do të marrë përmasa të mëdha. Në shoqëri keni njerëz që iu kanë zili, mundohuni t’i shmangni nga vetja. Dashuria do jetë në ditën e saj më të mirë.

Peshqit 20/2-20/3

Kini durim dhe mos vraponi shumë, sepse do të rrezikoni bukurinë e një momenti. Kërkoni dhe merrni atë që ju doni. Shëndeti do jetë paksa delikat sot, prandaj duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur edhe vetes.

SHKARKO APP