Horoskopi i Dashurisë 5 Qershor 2017
Dashi – Sot mund të keni mendime objektive përsa i përket dashurisë sepse hëna do të ndryshojë nga Peshorja e cila është e paanshme tek Akrepi plot pasion. Për fat të mirë një lidhje frymëzuese Jupiter – Saturn dërgon magji kozmike duke na dhuruar energji sqaruese për të gjetur zgjidhje për shqetësimet tona në një lidhje.
Demi – Megjithëse nuk jeni gati të ndani ndjenjat tuaja me atë që doni, bëhuni i durueshëm për të pritur momentin e duhur i cili nuk do të vonojë. Ndoshta dikush kërkon të të afrohet por mund të jetë thjesht një flirt që vetëm sa do t’ju trullosë mendimet e do të ikë shumë shpejt.
Binjakët – Bëni kujdes sepse qëllimet që keni në lidhje me dashurinë mund të nënvlerësohen nga partneri juaj. Fokusi juaj sot do të jetë intensiv duke iu lejuar që të bëni lëvizje të sakta në lidhje me dashurinë tuaj. Shpërqendrimi që ndjeni këto kohë kërkon angazhim dhe entuziazëm për të qenë të realizuar në të ardhmen.
Gaforrja – Nëse keni qenë të turpshëm për të kërkuar atë ç’ka doni vërtet kohët e fundit sot mund të jetë dita për të marrë atë çfarë ju takon. Është koha për të qenë i guximshëm dhe kushtet aktuale kozmike janë të drejta për t’ju ndihmuar në përpjekjet tuaja të dashurisë.
Luani – Duhet të gjeni guximin për hapur çështjen e debatit e cila ka shumë kohë që ju shqetëson. Përpjekjet për të thënë ato çfarë ndjeni kohët e fundit janë tepër emocionale dhe këto gjëra do të sjellin ndryshime të ndjeshme. Ndryshimi dhe rritja reale shpesh vijnë me çrregullime, veçanërisht me çështjet e zemrës.
Peshorja – Sot do ta kaloni ditën me dyshimet se partnerin tuaj e shqetëson diçka, dhe kjo do t’ju trembë për vetë faktin se mund të ketë lidhje me ju. Intuita juaj ju thotë se diçka nuk po shkon ashtu si duhet. Nëse dyshimet i lini në errësirë ato do të mund t’i komplikojnë gjërat. Do të keni përfundimisht përgjigjet për pyetjet tuaja, por për tani, jini të durueshëm dhe thjesht shikoni se çfarë ndodh.
Akrepi – Ju keni qenë gjithmonë në gjendje që më mirë t’i fshihni emocionet tuaja se sa të lejoni që dikush që ju pëlqeni t’i kuptojë ato. Mund të keni frikë të jeni tërësisht të refuzuar pasi këto ndjenja mund t’ju vënë në siklet pa fund. Dashuria e vërtetë kërkon edhe një rrezik real, por në qoftë se i jepni personit tjetër një shans do të mahniteni nga përgjigja që do të merrni. Jini i guximshëm. Jeta është e shkurtër për t’i mohuar vetes bukurinë dhe misterin e dashurisë.
Shigjetari – Një valë e egër dhe e çmendur e dramës suaj të dashurisë do të sjellë emocione të reja, por do të doni që sot të qëndroni jashtë kësaj vale. Këto kohë jeni të shqetësuar pasi mendoni se nuk mund të jeni në gjendje të mbani lart nivelin e lidhjes që ju kërkoni. Kini kujdes mos rrini shumë në heshtje sepse shumë lehtë mund të hiqni dorë tërësisht nga kjo ‘lojë’.
Bricjapi – Ju jeni natyrë që dëshironi ta mbushni jetën tuaj me pozitivitet sepse gjithmonë jeni të motivuar nga ëndrrat dhe pasionet tuaja. Ju kurrë më parë nuk jeni ndjerë kaq pozitiv për të bërë një ndryshim të madh në jetën tuaj të dashurisë, sot ekziston edhe një shans që të përpiqeni shumë. Nëse ju doni të tërhiqni vëmendjen e vërtetë të dikujt, ai duhet të jetë autentik dhe i përkryer.
Ujori – ‘Ju mund të kapni më shumë miza me mjaltë, se sa me uthull’ është një shprehje që do të jetë shumë e dobishme për ju sot. Kërkoni që të ndikoni pozitivisht në marrëdhënien tuaj të dashurisë duke bërë ndryshime të rëndësishme. Mbajtja e një qëndrimi pozitiv do t’ju ndihmojë të bëni transformime të jashtëzakonshme në lidhjen tuaj.
Peshqit – Keni kohë që jeni të fokusuar në të ardhmen e pjesës suaj të dashurisë. Do t’ju duhet të keni shumë forcë dhe disiplinë për të realizuar ëndrrat tuaja dhe ndiheni mjaft të gatshëm për të marrë të gjitha fuqitë për të arritur aty ku doni. Kushtet kozmike janë në favorin tuaj, dhe çdo gjë është e lidhur për t’ju ndihmuar juve. Tashmë veproni për të marrë atë që doni nga dashuria pasi asgjë s’mund t’ju ndalojë më.