Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2017

Placeholder Image

Dashi

Planetët në mbrëmje ju dhurojnë një avantazh më shumë. Do të mbizotëroni në skenën profesionale me frymëzim, me shpirtin e iniciativës dhe mprehtësinë e reflekseve. Një takim do të bëjë që të ëndërroni me sy hapur! Emocione të forta do të bëjnë që të përjetoni momente me shumë pasion.

Demi
Me mbështetje e Jupiterit do të përfundoni me sukses një çështje të rëndësishme, me të cilën keni kohë që merreni. Duhet të jeni mirënjohës për aftësitë tuaja bindëse, nëse një mik ndryshon mendje dhe kthehet t’ju takojë.

Binjakët
Do të përballeni me një buzëqeshje me Saturnin, që priret t’ju vështirësojë çdo gjë. Duke qëndruar të gëzuar dhe pozitivë do t’ia dilni të jepni më të mirën. Në rrethin shoqëror do të jeni tepër të vlerësuar për gjallërinë e nismave të juaja.

Gaforrja
Kini kujdes dhe mos i hidhni shumë benzinë zjarrit të lojërave të pushtetit dhe keqkuptimeve. Jini të drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe do të arrini shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Kërkoni qartësi në raportet në punë tek kontaktet e reja.

Luani
Gjeste të vogla dhe këshilla të një kolegu më me përvojë nuk do të bien në vesh të shurdhët. Do t’i merrni në konsideratë dhe do t’ju shërbejnë për të bërë zgjedhjet e duhura. Më në fund gjendja e juaj ekonomike është në rritje, edhe pse duhet të merreni me angazhime të së kaluarës.

Virgjëresha
Bashkëveprimi i planetëve e thekson pasigurinë të provokuar nga Hëna, që është kundra jush. Kjo ju bën të cenueshëm nga mashtrimet e iluzionit. Pas kërkesave tuaja me ëmbëlsi, partneri do t’ju përgjigjet me nxitim romantik dhe pasionant.

Peshorja
Me Plutonin që ju vëzhgon tërthorazi, duhet të bëni kujdes ndaj rrëmujës së vazhdueshme që shkakton në organizimin e përditshëm të jetës së juaj. Nëse disa çështje do të shfaqen sërish, janë shenja se vështirësitë dhe keqkuptimet nuk janë sqaruar kurrë plotësisht.

Akrepi
Mos e sforconi një gjë që ka nevojë për kohën e vet. Mbajeni në kontroll gjaknxehtësinë tuaj, edhe pse një familjar do t’ju çojë në kufi durimin. Në dashuri do të shprehni autonomi dhe besim, por gjithashtu do të tregoni se jeni edhe shumë xhelozë.

Shigjetari
Hëna në qiellin tuaj përballë Diellit do t’ju verë në provë. Do të zbavitet duke bërë të shfaqen tensione, që zakonisht i mbani nën kontroll. Do të jeni të acaruar dhe aspak tolerantë edhe përballë keqkuptimeve të vogla me të tjerët.

Bricjapi
Neptuni kundra jep sinjale për ndryshime të mundshme në mjedisin e punës. Duhet të përballeni me sfida të reja. Është e fortë dëshira për të rilindur, për t’ia nisur nga e para. Është një ëndërr që mund të realizohet dhe e keni vetë në dorë për t’ia dalë.

Ujori
Me Saturnin dhe Uranin që ju favorizojnë, do të përfundoni me sukses dhe pa lodhje çfarëdo projekti që ndërmerrni, edhe po të jetë i ndërlikuar. Do të keni një shkëmbim idesh konstruktive me një koleg, që do të ndikojë ndjeshëm tek ju.

Peshqit
Urani do të ndikojë tek ju, duke bërë që të jeni veçanërisht dyshues dhe gjaknxehtë. Probleme të pazgjidhura do të kthehen në qendër të vëmendjes. Duke menduar për zgjedhje të bëra së fundmi që ju kanë bërë të lumtur, do t’ju ndihmojë të jeni në humor të mirë dhe të keni vetëbesim.

SHKARKO APP