Horoskopi për ditën e sotme 15 dhjetor 2016

Dashi

Hëna në Gaforre do t’ju favorizojë mjaft mirë për të qenë aktivë dhe komunikues. Kini kujdes me vonesat që kryeni në disa pagesa, pasi do t’ju hapin probleme në procedurat e mëtejshme në punë. Në përgjithësi do të jetë një ditë monotone, pa shumë aktivitete ose kleçka që mund t’ju shqetësojnë.
Demi
Harta e planetëve do t’ju favorizojë në fushën e njohjeve të reja si në anën profesionale, ashtu edhe në atë sentimentale. Gjithashtu, do të ndiheni të privilegjuar në pune, ku do t’ju jepen disa projekte në ngarkim, të cilat jo vetëm do t’ju zhvillojnë profesionalisht, por do të jenë edhe fitimprurëse.
Binjakët
Do të jeni shumë të ngarkuar emocionalisht ditën e sotme për shkak të disa problemeve dhe ngërçeve ekonomike, të cilat janë urgjente. Një mik i ngushtë do t’ju vijë në ndihmë, të cilit do t’ia shpërbleni në një mënyrë tjetër. Nëse jeni familjar, një person më i vogël në moshë do t’ju kërkojë disa këshilla.
Gaforrja
Një ditë e tejmbushur me lajme të mira dhe të këqija, por çdo problem do të zgjidhet shumë shpejt, brenda ditës. Kujdesuni për veten, pasi jeni të rrezikuar nga virozat e stinës, të cilat mund të përkeqësohen nëse nuk i parandaloni.
Luani
Për shumë prej jush kjo do të jetë një periudhë mjaft e mirë për rritje profesionale dhe personale. Shumë arritje në horizont do t’ju vetëkenaqin, duke dalë në pah ana juaj më e mirë. Bëhuni praktikë për të qenë të përgatitur mbi çdo gjë që do t’ju duhet të përballeni.
Virgjëresha
Sot do të t’ju karakterizojë vendosmëria dhe do të jeni më kërkues ndaj kolegëve. Do të kërkoni shumë profesionalizëm dhe korrektësi. Në mbrëmje do të jeni shumë aktivë, duke organizuar një darkë romantike për partnerin tuaj, me muzikë live dhe të shoqëruar me një tufë me lule për të kënaqur njeriun tuaj të zemrës.
Peshorja
Jeni të rënduar emocionalisht dhe fizikisht nga shumë probleme që vazhdojnë t’ju shfaqen rrugës. Me një moral të ulur do të ndiheni jo shumë mirë me veten. Mos i bëni gjërat më të mëdha nga sa janë. Çdo gjë do shkojë në vendin e vet, kështu që mobilizohuni dhe mos demoralizoni veten.
Akrepi
Do t’ju ofrohet një vend pune i ri, në të njëjtën kompani, ose në një kompani tjetër, e cila është ajo çfarë dëshironi prej kohësh. Me partnerin do të keni mirëkuptim maksimal. Do të bashkëpunoni me njëri-tjetrin edhe do e inkurajoni partnerin në arritjet e tij.
Shigjetari
Doni të jeni të përpiktë me kohën tuaj dhe kjo gjë do t’ju bëjë të nxitoni në zgjidhjen e disa problemeve, duke ua vështirësuar akoma edhe më shumë punën. Megjithatë, aty do ta tregoni veten që ju mund t’ia dilni mbanë edhe nën presionin e kohës. Kini kujdes me shpenzimet e këtyre kohëve, pasi mund të jenë të panevojshme.
Bricjapi
Do të keni probleme në anën ekonomike. Disa kleçka në familje do t’ju bëjnë të mërziteni akoma dhe më shumë, pasi doni t’ju vini në ndihme, por nuk është çdo gjë në dorën tuaj. Do të nënshkruani një kontratë lidhur me disa çështje financiare, e cila do t’ju lehtësojë shumë.
Ujori
Shikoni përpara për përvoja të reja. Mos ngecni në gjërat e vjetra, sado të mundoheni për t’i rregulluar. Disa pakujdesi tuajat do t’ju krijojnë probleme si në anën sentimentale, ashtu edhe në atë profesionale. Tregohuni sa më të kujdesshëm, duke i organizuar gjërat tuaja me kujdes.
Peshqit
Lini mënjanë disa projekte dhe investime që kishit bërë plan për t’i përfunduar ditën e sotme, pasi nuk është momenti i duhur. Mund të keni lënë gjëra pa kontrolluar mirë dhe kjo gjë do t’ju hapë probleme në vazhdim. Kujdesuni për familjarët tuaj, pasi do të kenë nevojë për ju këto kohë.

SHKARKO APP