Horoskopi për ditën e sotme, 24 shtator 2015

Dashi
Ndikimi i Merkurit në planin sentimental të çifteve do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite. Ata do ju nxitin të silleni sa më mirë me personin që keni në krah dhe të dashuroheni pa dorashka. Beqarët do jenë të turpshëm dhe nuk do përfitojnë dot nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Me shpenzimet tregohuni vigjilentë nëse nuk doni të mbeteni me xhepat bosh shumë shpejtë.

Demi
Mos i kërkoni partnerit gjera të pamundura gjatë kësaj dite sepse mund të keni goxha probleme serioze me të. Nga ana tjetër do e bëni të ndihet i pavlerë. Beqarët ka rrezik të ecin me sy mbyllur drejt një udhe që nuk dihet se ku mund t’i çojë. Në planin financiar gjërat do ecin më së miri nëse tregoheni të matur dhe mendoni për të ardhmen. Investimet e mëdha lërini për më vonë.

Binjakët
Ka rrezik që angazhimet e shumta që do keni sot t’iu largojnë goxha nga partneri. Nëse nuk merrni masa menjëherë ka rrezik që ta humbni pak nga pak atë. Beqarët duhet të tregohen më të hapur ndaj takimeve dhe duhet t’i marrin gjërat ashtu si t’iu vijnë. Financat nuk do jenë të qëndrueshme kështu që më e mira do jetë t’i shtyni për më vonë disa investime të menduara.

Gaforrja
Dite e këndshme dhe e mbushur me emocione do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Planetët do i keni ne çdo moment pranë vetes. Ne orët e pasdites madje partneri mund t’iu beje edhe ndonjë surprize. Beqaret nuk e kenë mendjen për te krijuar një lidhje, por nuk do mund t’i rezistojnë dot një personi qe do iu dale para. Gjendja financiare do jete e shkëlqyer.

Luani
Do i jepni prioritet absolut gjatë kësaj dite jetës suaj në çift dhe nuk do lini askënd të ndërhyjë mes jush dhe partnerit. Çdo çast do jetë i mrekullueshëm dhe emocionues. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me disa propozime që do marrin sepse jo të gjithë janë ashtu si duken. Financat do jenë tejet delikate dhe vetëm me ndihmën e disa te afërmve do mund t’ia dilni.

Virgjeresha
Venusi dhe Saturni do bëhen bashkë gjate kësaj dite dhe do sjellin lumturinë në jetën tuaj në çift. Do ndiheni shpesh si në ëndërr. Beqarët do vazhdojnë të enden sa nga një anë në anën tjetër dhe do jenë në kërkim të princit te kaltër. Jo të gjithë kanë për ta gjetur atë. Perspektivat financiare do jenë të shkëlqyera. Gjendja do jetë edhe më e mirë nga sa kishit menduar.

Peshorja
Bëni kujdes nga ndikimi negativ i Neptunit sot i cili do ndezë debatet në jetën në çift. Nëse vini re se diçka nuk po shkon si duhet më mirë qëndroni pak larg njeri­-tjetrit dhe reflektoni me qetësi. Beqarët do jenë mjaft entuziastë sepse do realizojnë takimet e shumë ëndërruara. Me shpenzimet do jeni goxha të kursyer dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

Akrepi
Dite e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i harroni njëherë e mirë problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen më të bukur. Beqarët do dinë si ta joshin atë që do pëlqejnë dhe hedhin hapat e para drejt një lidhjeje. Në planin financiar do keni besim tek vetja dhe do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Shigjetari
Ditë mjaft romantike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni të bekuar nga yjet në çdo moment dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë sepse në çdo moment situata do ju dalë jashtë kontrollit. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Kryeni shpenzimet më te nevojshme duke i lënë për më vonë të tjerat.

Bricjapi
Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin tuaj sot dhe mes jush nuk do lindë as keqkuptimi më i vogël. Dashurohuni pa dorashka dhe mos mendoni për atë çfarë mund të thonë të tjerët. Beqarët do jenë si të përhumbur dhe nuk do e gjejnë dot princin e tyre të kaltër. Në planin financiar do jeni mjaft optimistë sepse keni disa kohë që po i bëni me kujdes llogaritë.

Ujori
Do e thelloni edhe më shumë jetën tuaj në çift gjatë gjithë kësaj dite dhe keni për t’i parë gjerat me një sy tjetër. Çdo moment do jetë tejet i veçantë. Beqaret do jenë me fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin e duhur. Gjithçka do jetë më ndryshe që sot e tutje. Buxheti do jetë tërësisht në dorën tuaj. Po kryet shpenzime të konsiderueshme do keni goxha probleme.

Peshqit
Mos luani kurrsesi me ndjenjat e partnerit tuaj gjatë kësaj dite sepse në të kundërt mund të keni probleme goxha serioze me të. Beqarët do tregohen me të kujdesshëm me çdo ftesë që do ju behet dhe nuk do nxitohet të fillojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar duhet të bëni me tepër kujdes se kurrë me parë sepse gjendja do jetë me të vërtetë delikate.

SHKARKO APP