Horoskopi për ditën e sotme, 7 dhjetor 2016

Dashi

Sot do të mbizotërojë koha e lirë dhe jeta sociale. Për shkak të angazhimeve të shumta nuk keni gjetur thuajse fare kohë për miqtë, por sot do “kompensoni” gjithçka. Miqtë e rrethit të ngushtë do e vlerësojnë këtë ditë, mundohuni të gjeni më shumë të tilla.

Demi
Rutina e kohëve të fundit ju ka bërë pak dembel. Përpiquni patjetër të gjeni diçka ndryshe këto ditë, sepse janë bërë të lodhshme. Telefononi miqtë tuaj dhe kaloni një pasdite me ta. Keni nevojë të shkëputeni nga kjo rutinë.

Binjakët
Diçka e mbetur pezull do t’ju rendojë shumë emocionalisht dhe po jua bën shumë të vështirë vazhdimin e rrugës që keni nisur. Ka ardhur momenti të harroni të kaluarën dhe të shikoni të ardhmen. Përgjegjësitë e reja do ju bëjnë të harroni më shpejt dhe do të jetë ndryshe gjithçka.

Gaforrja
Një kalim i shkëlqyer i Hënës në shenjen tuaj do t’jua bëjë më të bukur ditën e sotme. Një telefonatë që prisnit prej kohësh do ndryshojë gjithçka, sepse për ju gjërat e vogla bëjnë diferencën. Jepni maksimumin në punën që ju kanë caktuar dhe do jeni mjaft mirë.

Luani
Nuk do jeni në humor të mirë sot ju Luanë, sepse do të përballeni me dikë që nuk e keni fort për zemër. Mos e humbni durimin, por qëndroni në mënyrën tuaj. Gjithçka do zgjidhet më së miri dhe kur të mbarojë, thjesht do ta kujtoni si një moment aspak të këndshëm dhe kaq.

Virgjëresha
Sot yjet nuk janë në favorin tuaj dhe kjo nuk do ketë ndikim të mirë te ju. Do ndjeni shumë pasiguri, që do ju bëjë të kaloni një ditë me shqetësime. Flisni për gjithçka me partnerin, ndoshta ju jep ndonjë këshillë që keni nevojë në këto momente.

Peshorja
Disa pakënaqësi në punë sot në një mënyrë, ose një tjetër do t’ju pengesë. Duke ditur që nuk ju pëlqejnë aspak polemikat, ju themi që të mos shqetësoheni, sepse gjëra të tilla ndodhin. Qetësojeni ndërgjegjen dhe gjithçka do shkojë mirë.

Akrepi

Nëse jeni beqarë, mos hezitoni të krijoni një lidhje. Mos u kushtëzoni aspak nga pamja apo nga ato që do iu thonë miqtë. Financat mund të përmirësohen.

Shigjetari
E vështirë, por jo e pamundur do të jetë mbyllja e diçkaje shumë të rëndësishme për ju që keni dhënë shumë përkushtim. Çdo gjë ka ecur me ritme shumë të ngadalta, ka kaluar pengesa të ndryshme, por sërish ju nuk jeni dorëzuar. Në përfundim do ndiheni krenarë për veten dhe njerëzit që ju kanë ndihmuar.

Bricjapi
Hëna kthehet ndjeshëm në shenjën tuaj sot. Duke i dhënë më shumë kohë vetes, do ndjeni dëshirën që doni të bëni disa ndryshime. Në çift keni kuptuar që ju duhet ende kohë për të konsoliduar gjithçka. Mjafton të keni mirë gjendjen tuaj emocionale, por gjithçka do shkojë mirë.

Ujori
Perspektiva juaj për karrierë në fushën që dëshironi është shumë e mirë, por duhet ende kohë për rezultate më të qarta. Pas një periudhe shumë të vështirë në fushën profesionale, erdhi momenti juaj. Mbështetuni te familja dhe partneri për gjithçka. Nga to keni për të fituar shumë.

Peshqit
Sot do të jetë një ditë më shumë mosmarrëveshje për Peshqit. Disa zhgënjime të vogla në punë do ju prishin disi ekuilibrin që kishit krijuar prej kohësh me kolegët. Këshilla më e mirë në këto raste është që të mos krijoni shumë pritshmëri për njerëzit pa i njohur mirë.

SHKARKO APP