Horoskopi sot, 3 dhjetor 2015
Dashi
Do ndiheni më të dashuruar se kurrë më parë gjatë kësaj dite dhe do i bëni disa propozime të çmëndura personit që keni në krah. Me financat tregohuni të kujdesshëm.
Demi
Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do kaloni çaste të lumtura me partnerin dhe asgjë nuk ka për të shkuar keq. Në planin financiar do kryeni transaksione dhe investime të rëndësishme.
Binjakët
Falë ndikimit dhe shtysës që do iu japë Merkuri, sot do bëni disa ndryshime rrënjësore në jetën tuaj në çift. Sigurisht për gjithçka do bini njëherë dakord me partnerin.
Gaforrja
Sot do fillojë një etapë shumë e bukur për jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për mrekulli me atë që keni në krah dhe do ndiheni gati të ndërmerrni sfida.
Luani
Do jeni të vendosur sot ta ndryshoni rutinën e jetës suaj në çift në mënyrë që të ndiheni akoma më mirë në krahët e atij që dashuroheni. Yjet do i keni pranë dhe do ja dilni mbanë me sukses.
Virgjëresha
Të dashuruarit do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë asgjë më tepër. Partneri do ju përgatisë edhe disa surpriza të vogla. Nëse doni që financat të jenë të mira, duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat që do iu jepen nga të afërmit.
Peshorja
Nëse keni nevojë për më shumë ngrohtësi në jetën tuaj në çift duhet që t’ia thoni partnerit tuaj dhe jo të prisni që ai ta kuptojë vetë. Si do jetë plot me angazhime dhe nuk do mendojë detajet.