Hoteli që do të ketë vetëm robotë

Një hotel në Japoni, i cili do të hapet në korrik, do të ketë personel vetëm robotë. Emri i hotelit  është Henn-Na Hotel, që përkthehet “Hotel i Cuditshëm.” Henn-Na do të ndërtohet në kopshtin e Huis Ten Bosch, një qendër argëtimi në Japoni, dhe do të ketë fillimisht tre robotë të ngjashëm me qeniet njerëzore që do të punojnë si recepsionistë. Pronarët e hotelit shpresojnë që 90% e stafit të jenë robotë.Robotët do të kryejnë një sërë detyrash, si bashkëbisedimi me të ftuarit tek kontrolli dhe do të ndihmojnë në pastrimin e hotelit. Do të ketë edhe personel me qenie humane që do të drejtojnë robotët.

 Veçoritë e teknologjisë së lartë të hotelit nuk përfundojnë vetëm me robotët. Do të jetë edhe një sistem për njohjen e fytyrës për të hyrë në dhomat e hotelit, një mënyrë e mirë për të zëvendësuar çelësat tradicional. Mund të bëni që tani rezervime tek hoteli, ku çmimet e dhomave fillojnë nga 77 dollarë për ato me një shtrat, deri në 374 dollarë, që është dhoma më e shtrenjtë.

SHKARKO APP