Hoti për deputetet e PS: Bëjnë viktimën në çdo seancë
Deputetja e PD-së, Elda Hoti flet për zhvillimet më të fundit politike në vend. Ajo nënvizon se në çdo seancë plenare ka konstatuar një viktimizim të theksuar nga gratë dhe vajzat e PS. Nga ana tjetër, ajo i qëndron tërësisht kundër frymës diskriminuese, aq më pak ndaj eksponenteve në politikë, për shkak të stereotipit që kjo fushë dominohet nga meshkujt.
”Kam folur për qytetarët që unë përfaqësoj dhe për korrupsionin galopant të kësaj qeverie dhe jam munduar t’i përfaqësoj ato në çdo seancë, me argumenta dhe jo duke u viktimizuar. Fatkeqësisht, janë duke e bërë deputetët e rinj së Partisë Socialiste.
Unë jam totalisht kundër frymës diskriminuese, aq më pak ndaj vajzave dhe grave që merren me politikë, sepse është quajtur si një fushë për meshkuj, le të themi.
Por, nuk justifikoj aspak viktimizimin që vajzat dhe gratë e PS e kanë kthyer në një “trend” në çdo seancë”.
KOHA JONË SONDAZH

