Huaja nga SHBA për pajisje ushtarake, Taulant Balla: Lëvrimet e para nga shtatori

Kuvendi miratoi me 74 vota PRO marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së për pajisje ushtarake, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se lëvrimet e para do të nisin që prej muajit shtator. Ironizoi edhe bojkotin e opozitës, duke thënë se është e njëjta parti që bojkoti edhe seancën për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

“Besojmë se që në shtator të nisin lëvrimet e para. Është mbështetja më e madhe që SHBA i jep Shqipërisë. Nëse do ta humbin këtë javë do të hynim në një situatë të vështirë dhe do të na vihej në dyshim përfitimi i pjesës së parë që në ditët e para të shtatorit.

Arsyeja pse PD bojkotoi, s’ka të bëjë me procedurat. E njëjta parti që bojkotoi miratimin për përfshirjen në bordin e paqes, e njëja pati që bojkotoi edhe votimin e kësaj marrëveshje historike”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?