Hudhër dhe vaj ulliri, kura më e mirë për kallot në këmbë
Bashkë me verën vijnë edhe një sërë shqetësimesh, si depilimi, probleme me flokët, fytyrën apo edhe këmbët. Vera mund të konsiderohet ndryshe si sezoni i lëkurës së qëruar dhe këmbëve të plasaritura.
Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh kallo në këmbë. Por, si gjithmonë, kemi një zgjidhje edhe për këtë problem.
Doktori i shkencave mjekësore, Sami Galanxhi ju sugjeron këtë kurë me hudhër, vaj ulliri dhe gjalpë për kallot në këmbë, shkruan “shëndeti”.
Në sëmundjet e lëkurës dhe në plagët kronike të qelbëzuara që shërohen me vështirësi hudhra aplikohet lokalisht si përgatesë: 2030 gr thelpinj qull hudhre përzihen me gjalpë dhe vaj derisa të bëhet një masë homogjene si krem dhe vendoset mbi plagë 2 herë në ditë dhe mund të fashohet.