Hueyda El Saied: Mezi po pres të iki nga Tirana, këtu s’jetohet

 

Shpesh marrëdhëniet mes njerëzve në Tiranë, konsiderohen si një problem i madh. Kësaj gjëje duket se nuk i ka shpëtuar dot as këngëtarja Hueyda El Saied, e cila tashmë jeton në Luksemburg. Ajo thotë se u kthye për dy muaj në Tiranë, por mezi po pret të largohet, pas sipas saj, nuk jetohet me këta njerëz.

 “Miqte e mi, jam munduar te ndaj me ju momentet te kendshme te jetes sime si dhe te percjell mesazhe pozitive. Nje nga ato ishte ai kur para 2 muajsh vendosa te kaloja se bashku me tim bir disa muaj ne vendlindjen time (ne Tirane), kjo per arsye profesionale, si dhe te isha prane gjyshes sime 79-vjeçare. Por sonte dua t’ju them qe mezi po pres qe te kthehem ne vendin tim adoptiv Luksemburgun, se nuk paska gje me te tmerrshme se te jesh e rrethuar nga varferia shpirterore e disa individeve te palumtur, toksike, fallco, pa kurajo, xheloze, qe shesin mend nga mengjesi deri ne darke qe kane bere nje flluske sapuni, e qe per me teper, edukaten ta marrin per dobesi, pozitivitetin per mendjelehtesi, pasionin per çmunduri…”, shkruan ajo.

Dhe pasi ka marrë komente të shumta mbështetesë, pas shfryjres së saj, këngëtarja shkruan më tej:

“Mesa shoh, nuk jam e vetmja qe më shqeteson fakti se ketu ne Shqiperi problemet nuk vijne vetem nga varferia ekonomike, se fundja kur nuk kemi para’ i kerkojme hua nje te afermi, kur nuk kemi drita shkojme pijme nje kafe tek bari i lagjes qe ka, kur s’kemi uje ikim bejme dush tek nje mik e keshtu me radhe, jemi mesuar nga halli t’ua gjejme anen gjerave. Problemi yne jane marredheniet qe ndertojme me njeri-tjetrin, marredhenie qe ndonjehere te japin pershtypjen sikur jemi ne xhungel, ku ai qe bertet, shan me shume apo ai qe intrigon, fiton. Une kam zgjedhur te bej art dhe ashtu siç me sugjeronit dhe shume prej jush nuk kam pse te terhiqem apo trembem perderisa ritmi i zemres sime dikton çdo krijim apo performance timen. Kete gje po bej aktualisht ne qendren “Adnan” me djemte dhe vajzat te cilet nuk degjojne. Se bashku ne jemi duke u pergatitur per spektaklin “Ne 1 Jave” ku te shtunen do te kendojme ne gjuhen e shenjave kengen “Heal the World” (Sheroni Boten) te Michael Jackson, për shume arsye do të jete nje nga performancat me emocionuese qe kam bere deri më tani”.

SHKARKO APP