Humbi betejën për të qenë deputet, Lapaj: Politika na ka borxh 7 mandate, Shabani ka 12 vite që ha bukë tek unë

Adriatik Lapaj flet për vijimin e aksionit të tij politik në krye të “Shqipëria Bëhet”. Për të beteja nuk ka qenë për një mandat deputeti, por për hapjen e listave dhe garë të ndershme për qytetarët. Ai tha se nëse do të kishte dashur të hynte në Kuvend, e kishte të lehtë, pasi vetë kishte firmosur listën, por theksoi se qëllimi ka qenë gjithmonë përfaqësimi dinjitoz dhe ndryshimi i sistemit. Lapaj u shpreh i zhgënjyer nga Endri Shabani, duke thënë se ndjehet i tradhtuar nga një mik me të cilin kishte ndarë 12 vite miqësi.

”Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin. U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model.

Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time.  Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare”,-tha Lapaj për ”News 24”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?