Humbja e Juves, Nard Ndoka ironizon Ramën: Urime Edo, kështu edhe më 25 Qershor!

Përveç nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama edhe kreu i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka i është bashkuar listës së atyre që kanë ironizuar një tifoz të zjarrtë të Juventus-it siç është kryeministri i vendit, Edi Rama.

Ndërsa skuadra italiane u mund thellë me rezultatin 4-1 nga Real Madrid e cila fitoi për herë të 12-të Champions League, Ndoka e uron Ramën të pësojë të njejtën humbje edhe më 25 qershor.

“Urime Edo, edhe me 25 Qershor, si Juvja sonte! ? ✌️”,- shkruan ai në Facebook.

Gjatë mbrëmjes Luan Rama u shpreh se nuk kishte si të fitonte Juventus-i me një tifoz si kryeministri.

 

SHKARKO APP