Hungaria fton biznesin shqiptar të investojë: Ofrojmë mundësira

 

Ambasadori i Hungarisë, Antal Heizer, evidentoi mungesën e bashkëpumit ekonomik mes dy vendeve gjatë një takimi me biznesin shkodran, ku ftoi sipërmarrësit të bëhen pjesë e shkëmbimeve tregtare të përbashkëta.

"Është pak problem me të vërtetë, unë kam parë zhvillim të Shqipërisë, por bashkëpunimi ekonomik është shumë i ulët. Ftoj biznesmenët shqiptarë të investojnë në Hungari ,si një vend që ofron shumë mundësira. Siç edhe dëshiroj t'i sjell investitorët hungarezë në Shqipëri", tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, ambasadori u bë pjesë e ceremonisë përkujtimore të 59-vjetorit të revolucionit antikomunist hungarez të vitit 1956, ku në ceremoninë e organizuar me këtë rast, morën pjesë drejtues vendorë dhe ish-të përndjekur politikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo vit, Shkodra mbetet epiqendër e përkujtimeve të kësaj date nga Ambasada e Hungarisë në Shqipëri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?