”Hyjmë në vitin e 13 të opozitës”, Berisha në Laprakë: Pasuritë tuaja i shndërruan në vila e hotele

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë foltores me mbështetësit në Laprakë, tha se në këto 13 vite të qeverisë “Rama”, djersa dhe mundi i shqiptarëve është shndërruar në hotele e vila nga qeveritarët. Sipas tij pasuritë e shqiptarëve qeveritarët i shndërruan në vila dhe hotele.

”Ne hyjmë këtë janar në vitin e 13 të opozitës, në vitin e 13 të përballjes me një regjim në radhë të parë antishqiptar. Me një regjim që pakësoi në 10 vite shqiptarët më shumë se çdo epidemi, nga mortaja e zezë në vitet 1300, më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtim.

Në 10 vite përzuri nga Shqipëria me politikat që ndoqi, 1 milion e 99.000 shqiptarë vetëm në zonën e Shengenit. Pa llogaritur qindra mijëra të tjerë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, vendet e Amerikës Latine, vendet e Lindjes së Mesme dhe kudo tjetër. Së dyti, ne u përballëm këto 13 vite, me një regjim i cili plaçkiti më shumë se çdo regjim tjetër në histori, shqiptarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se diktatori mizor, paranojak, Enver Hoxha paratë dhe djersën e shqiptarëve e shndërroi në bunker dhe tunele, këta qeveritarë djersën, mundin, paratë tuaja e shndërruan në parajsë, e shndërruan në konto miliona, qindra milionëshe”,-tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?