Hysaj nuk largohet nga Serie A, tre klube në garë për shkodranin

Elseid Hysaj ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin. Rinovimi është një çështje e mbyllur dhe agjenti po punon për t’i gjetur një skuadër të re shkodranit të kombëtares kuqezi.

E ardhmja e mbrojtësit të djathtë do të jetë sërish Serie A me shumë mundësi. Mediat italiane raportojnë se tre janë skuadrat në garë për shërbimet e 27-vjeçarit.

Ata janë Milani, Roma dhe Lazio. Kuqezinjtë kanë dalë në skenë kohët e fundit, pasi menaxheri Giuffredi ia ka ofruar lojtarin shqiptar drejtuesve të klubit të famshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Djalli” ka nevojë për një përforcim në krahun e djathtë dhe nëse vendos të mos investojë te portugezi Dalot, Hysaj do të ishte një opsion interesant, duke llogaritur që është një operacion pa kosto të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?