I arrestuari i ‘Bunkerit’: “Mos dil më në protesta”, kështu më thanë policët

Gentian Gjonaj, ndryshe nga  shumë bashkëqytetarë që pakënaqësinë e tyre ndaj fenomeneve të ndryshme e kalojnë në heshtje, ai zgjedh të protestoi, edhe pse mund në fund të ditës mund të shoqërohet i prangosur në polici.

Pas pjesëmarrjes në protestën kundër ndërtimit të bunkerit në hyrje të tunelit antibërthamor në kryeqytet, ai u ndalua nga policia dhe u mbajt për disa orë në komisariat.

Për “GSH” ai tregon se efektivët blu e kanë kërcënuar se nëse ai merr sërish pjesë në protesta, do ta arrestojnë.

Gentian, pse dolët të protestonit kundër ndërtimit të bunkerit?

Jam një njeri me një ndërgjegje qytetare, që reagoj për gjërat që nuk më pëlqejnë. Kam qenë pjesëmarrës në më shumë se 50 protesta politike dhe jopolitike. Kam qenë në protesta për rastin “Monstra” në Maqedoni, për lumin Radika, për trazirat në Kumanovë, për armët kimike dhe në të gjitha protestat e organizuar nga Partia Demokratike.

Unë jam simpatizant i kësaj force politike, por nuk jam i anëtarësuar. Në protestë nuk më detyroi askush të shkoj. E pashë njoftimin në “Facebook” dhe dola të protestoja për bunkerin, sepse vij nga një familje të persekutuarish dhe jam kundër ndërtimit të tij.

Pse jeni kundër ndërtimit të bunkerit?

Përveç bindjeve të mija politike, unë jam kundër ndërtimit të bunkerit në qendër të Tiranës, sepse nuk më duket aspak estetike që hyrja e një tuneli të jetë një bunker. Tirana meriton diçka më të bukur se ai tunel i ndërtuar pa leje.

Këtu gjithçka bëhet mbrapsht. Me pretekstin e shembjes së simboleve të komunizmit u prishën lulishtet në Kavajë, ndërsa në Tiranë po ndërtohet një bunker, sikur të mos mjaftonin bunkerët e trashëguar nga periudha komuniste.

 

SHKARKO APP