I biri mundi sëmundjen, Michael Bublé lufton lotët dhe rikthehet në skenë
Michael Bublé shpërtheu në lot kur bëri një kthim spektakolar në skenën e Londrës mbrëmjen e 13 korrikut, pasi djali i tij mundi kancerin. Këngëtari impresionoi publikun me një shfaqje rikthimi në Barclaycard, duke paraqitur British Summer Time në Hyde Park – dy vjet pasi biri i tij 4-vjeçar Noah u diagnostikua me kancer.
Një Michael emocional, 42 vjeçar pranoi para turmës se kishte frikë të këndonte përsëri përpara kthimit të shumëpritur në skenë. Por së pari ai bëri shaka me fansat, të cilët sapo kishin pësuar një rrebesh në Hyde Park, duke thënë: “Kjo është tamam ashtu siç e mendoja.
Para se të shtonte: “Ka dy vjet që kur kam qenë në skenë dhe si çdo njeri, natyrisht unë merakosem se gjithçka që kisha në një pikë mund të kishte ikur tanimë. Por pas dy këngëve, unë jam edhe më mirë se më parë”. Michael më vonë i shprehu mirënjohjen përkrahësve të tij që i qëndruan pranë.
“Unë dua t’ju falenderoj jo vetëm për sonte, por për çdo natë, për gjithçka që keni bërë për mua. Secili prej jush ka bërë një ndryshim kaq të madh në jetën time”. Michael këndoi disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë “Feeling Good”, si dhe këngë nga albumi i tij i ardhshëm.
Buble dhe gruaja e tij, aktorja Luisana Lopilato kanë anuluar të gjitha angazhimet e punës që nga viti 2016, kur djali i tyre Noah u diagnostikua me kancer të mëlçisë. Por mbrëmjen e premte, djali i tij ndau një çast të ëmbël me babanë e tij, kur Michael zbuloi për fansat se e detyron atë të shikojë Showmanin më të Madh “disa herë” në shtëpi.
Ngacmimi i audiencës nisi kur Michael filloi të këndojë “Ky është më i madhi…”, atëherë Michael ia dorëzoi mikrofonin të birit, i cili e surprizoi kur përfundoi strofën e këngës para babait të tij krenar. Që nga diagnoza e Noesë, Michael ka shmangur prozhektorët dhe ka bërë vetëm dy përditësime në Facebook rreth gjendjes së djalit të tij kur tha se “po përmirësohet pas kimioterapisë në SHBA”.
Kohët e fundit ai konfirmoi se gruaja e tij pret fëmijën e tretë dhe ajo është një vajzë.
/Ora News.tv/