I buzëqeshur, Sali Berisha mbërrin në seli për nisjen e protestës

Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu disa minuta përpara nisjes zyrtare të protestës. Prania e tij në seli është shoqëruar me entuziazëm nga mbështetësit, të cilët ishin mbledhur jashtë ambienteve të Partisë Demokratike që në orët e para të pasdites.

Sapo ka zbritur nga automjeti, Berisha është pritur me brohoritje dhe thirrje nga militantët, të cilët valëvitnin flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe politike. Ai ka përshëndetur të pranishmit dhe ka shkëmbyer disa fjalë të shkurtra me ta, duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe mbështetjen.

Forca të shumta policie janë vendosur në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë zhvillimit të protestës. Ndërkohë, drejtues të tjerë të Partisë Demokratike pritet t’i bashkohen turmës në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?