I dashur At!

 

Nga Blendi Fevziu

I dashur At!

Na fal qe edhe pas vdekjes nuk ta lehtesuam dot dhimbjen! Na fal qe pas 26 viteve burg pa asnje shkak sot te dekoruam ate qe te burgosi.

Jam i bindur qe atje lart prej nga na sheh ti po qesh me ironi.

Me po ate autoironi qe te njoha ato pak momente qe ndenjem bashke.

Per ty e gjitha kjo nuk ka asnje vlere. Ti e fitove betejen me kohen, e drejta jote triumfoi dhe ti ike nga kjo bote, pasi i rrefeve te gjitheve ate qe kishte ndodhur.

Ashtu sic ja kishe premtuar mesuesve te tu. Per fat te keq ne nuk e pame ose nuk e kuptuam.

Dhe jam i sigurte qe tani do thoje me shaka: lum ju dhe mjere ne!

Prehu ne paqe At Zef Pllumi.

S'ka nevoje te te kerkojme falje serish, e ke i bere shume here dhe kemi gabuar serish si me pare.

SHKARKO APP