I dashur Gon, kjo nuk është dita jote e fundit

Nga Alfons Zeneli

(Fjala e mbajtur sot në homazhet për gazetarin Agron Bala)

I dashur Gon. kjo nuk eshte dita jote e fundit, as e jona. Me miliona te tjera shtrihen ne pritje para nesh ne rrugen drejt perjetesise. Ti ike shume shpejt dhe Zoti i di vete planet e tij, por ne dime me siguri se jeta jote e ketejme pati peshen e dhjetera jeteve. Lum ti qe bere aq shume, qe punove aq shume, qe qeshe aq shume, qe ishe aq i forte, qe shkrove e fole aq shume,qe ndihmove njerez, qe kishe aq shume pasion per dijen, per letrat, per gazetarine, per studentet, per vendin tend. Lum ti qe kishe aq shume dashuri.

Eshte gjithashtu e vertete se qe nga ky cast e tej, tek ne fillon e hapet zgavra e mungeses. Por sa me shume zmadhohet ajo aq me te shumte, te thelle e te bukur jane kujtimet, mbresat, ndjenjat qe na e mbushin e na paqtojne me ligjin e jetes e te Zotit, na bejne me te forte per ta perballuar dhimbjen me dinjitet e fisnikeri egzaktesisht sic do beje e do te doje edhe ti.

Tani, ne jemi te gjithe ketu e po te percjellim ne nje vend me te paqte se sa ky…atje tek Zoti ku nuk ka padrejtesi, hipokrizi, vulgaritet, babezi, pazare te uleta, antivlera, zvarritje, shtirje…gjera te cilat i luftove cdo cast sa ishe ketu me ne. Dhe te sigurojme se nuk ishte nje lufte e bere mekot. Le gjurme te pashlyeshme kudo, gjurme te cilat do te shembellejne gjithmone fytyren tende te qeshur.

Prandaj besoj se sot ne keto caste ..por edhe me tej..gjithmone Irma e Jona, motrat e tua te afermit, shoket e miqte, koleget, studentet , ata qe te njohen ne jete e te tjere me mijera qe te njohen ne radio dhe ekran pervec dhimbjes, ndjejme dhe shume krenari..ndjehemi me shume fat qe te njohem e qe morem prej teje gezim e dashuri. Te faleminderit qe ishe pjese e jona o Gon Bala.

E dime qe pas kesaj ne ekran do kete me pak ngjyre, ne lokalin ku pije kafen do jete me idhet, ne auditor me shume heshtje, ne Skoder nje biciklete me pak, ne Borsh nje dallge e nje gote vere me pak, ne shtepi me pak drite e ajer. Por s`na mbetet gje tjeter vecse te jemi te forte per ta duruar kete dhimbje.

I dashur Gon. Kjo nuk eshte dita e fundit, nuk eshte dite lamtumire. Po pershendetemi thjesht per t`u takuar ne nje tjeter stacion. Po te percjellim duke lutur te jesh ne syrin dhe doren e Zotit. Paqja e tij qofte mbi ty. I perjetshem qofte kujtimi yt.

SHKARKO APP