I ftohti shton konsumin e energjisë, OSHEE: +10%

Moti me temperatura të ulëta, ka rritur konsumin e energjisë elektrike me +10%, gjatë ditëve të fundit, nga konsumatorët që furnizohen në rrjetin e shpërndarjes.

Burime nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) bëjnë të ditur se konsumi ka arritur 24 mijë megawat/orë energjie në ditë, nga rreth 22.230 megawat/orë që ishin në ditët e fundit të muajit dhjetor. Ndërsa krahasuar me mesataren e konsumit të muajit dhjetor, rritja është edhe më e madhe.

“Kemi një rritje të ditëve të fundit me rreth 10 për qind të ngarkesës së parashikuar, ose 1.500-1.600 megawat/orë në ditë, ndërkohë që ka një rritje shumë më të madhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2016, që është në nivelet e 3.000 megawat/orë në ditë”, thanë burime nga OSHEE.

SHKARKO APP