I kujt është Shullazi?

Nga Ylli Dylgjeri/

Kjo është pyetja që bëhet rëndom sot.
I PD-së? Po!
I PS-së? P’jo!
Kjo lojë pingpongu më kujton një barcaletë të viteve të shkuara. Pak banale, por brënda në moralin e sotëm të pyetjes.
Tregojnë për një qytetar i cili vizitoi kalanë e Krujes. Pas vizitës, ulet për drekë në një restorant karakteristik, e i porosit kamarierit një pulë të pjekur. Porosinë e shoqëron me kushtin: pula të jetë vetëm pulë Fushëkruje! Kamarieri indiferent nga porosia e klientit,
i thotë guzhinierit vetëm piq një pulë dhe kaq. Pas pak, pula u poq, dhe ja serviri klientit. Por…këtu ndodhi e papritura. Klienti e sheh pulën e pjekur, dhe për ta vërtetuar kushtin e origjinës i fut gishtin nga pas pulës. Pasi e lëpin, e shijon, i mërzitur i thërret kamarierit:
Merre mbrapç! Nuk e ha! Nuk është pulë Fushëkruje! Eshtë pulë Laçi. Kamarieri i trembur e merr pulën, e çon sërisht në guzhinë dhe seriozisht porosit sërisht që pula të jetë e Fushëkrujës. Pula tjetër u poq e u servir. Përsëri klienti bën provën. Përsëri i del fallco, e sipas tij ishte pulë nga… Mamurasi. E kthen në guzhinë. Në fund, kamarieri i lodhur nga kjo sfidë e “gishtit inteligjent” të klientit i kërkon guzhinës të dërgojë djemtë (hajdutët) të vjedhin në Fushëkrujë një pulë të vëndit. Kështu u bë. Pula u vodh. U rrop. U poq. U servir… Dhe përsëri vjen momenti i “tmershëm” i provës me gisht. Por, kamarieri tashmë i sigurtë i thërret klienti:
Mos! Pula është e Fushëkrujës e se luan topi e jo gishti yt! Por Ti, meqë qënke specialist i kësaj pune, a s’ma bën dhe mua këtë provë? Jam i Shtëpisë së Fëmisë, e s’di i kujti jam!
Ne, se dimë më të kujt jemi.
Shullazi eshtë yni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?