I mbijetuari rrëfen si shpëtoi nga laptopi

I mbijetuari rrëfen si shpëtoi nga laptopi

Steve Frappier është një nga personat që përjetuan tmerrin e mbrëmjes së të premtes në aeroportin “Fort Lauderdale”, në Florida.

“Kur dëgjova të shtënat e para dhe njerëzit që bërtisnin që në aeroport ishte një person që qëllonte me armë, nuk u mendova gjatë por u shtriva në toke përmbys. Në shpinë kisha një çantë brenda së cilës ishte edhe laptopi im. Aty pranë pashë si një burrë u qëllua në kokë nga një plumb, u shokova. Në një moment dëgjova një goditje në shpinë, vetëm, kur gjithçka mbaroi kuptova se isha gjallë falë laptopit tim, i cili ishte bërë mburojë duke më shpëtuar jetën”, ka thënë Frappier, drejtor i Universitetit Westminster Schools, në Atlanta.

lap-topi

Ai tha se i dorëzoi policisë laptopin që ishte dëmtuar dhe aty brenda u gjet plumbi që mund t’i kishte marrë jetën 37-vjeçarit.

SHKARKO APP