I papunë me jetë luksi, si u zbulua shqiptari që shiste kokainë me Whatsapp

Ishte i papunë, por bënte një jetë vërtetë luksoze, aq sa ia kalonte edhe qytetarëve me punë të mira me paga të larta.

Nisur nga ky fakt lindën dyshimet e policisë për një shqiptar që u arrestua për shpërndarje kokaine në Itali.

Bëhet fjalë për një 33-vjeçar që identifikohet vetëm me inicialet D.X., por që njihej nga klientët e tij me emrin “Tani”, raporton noa.al duke cituar mediat italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shpërndante drogë te një grup i madh klientësh që kishte krijuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo porosi ai e merrte përmes aplikacionit Whatsapp.

Por, teksa mendonte se në këtë mënyrë nuk do zbulohej, shqiptari ishte vënë në përgjim.

Pasi mori porosinë e rastit, ai doli dje nga banesa dhe iu afrua mjetit të një gruaje 38-vjeçare.

Në momentin kur shqiptari do shkëmbente kokainën me paratë, ndërhyri policia duke e prangosur.

Pas kontrolleve në banesë policia gjeti tre doza të tjera si dhe një zarf ku ndodheshin 10 gramë kokainë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?