I persekutuar

 

Nga Ilir Levonja

Në vegjën e kujtesës sime, rrinë si rroba të nderuara disa terma që kanë të bëjnë me kohën e fëmijërise dhe rinisë. I deklasuar, me biografi të keqe, i prekur, i halanosur etj. Por jo termi i persekutuar, apo dhe i përndjekur politik.

Dallimin për së pari e bën dashuritë. E bëri dashuria. Kur në sojin shqiptar kishte një mendësi. Me të prekurit nuk mund të dashuroheshe. Me të halanosurit nuk mund të martoheshe.
Por nuk ishte e ndaluar t'i shkelje. Madje me mënyrën e gjelit të fushës, kur ndjek pulën. Dhe po ashtu i krekosur të mburreshe me duart në xhep se bërë një akt të lart ndërkryerje të racës njerëzore që ishte edhe armiku i shoqërisë.
Dallimin tjetër e bën dashuritë e para. Sidomos dhimbja e tyre. Sidomos kur shikoje që, pranë, në shkollë përshembull kishe një bukuri të brishtë. Të vjollcëzuar, që u ngjante shqerrave në lëndinat e ekskursioneve. Që e zemrat e patrazuara nga yshtjet e baballarëve, nuk na pengonin të ndanim, atë bukën me vete, me djath e vezë, mbështjellur në letër të ashpër. Ne ishim armiq. Kurse zemrat jo. Ndjesi që i kam ezauruar në romanin ''Zemra nuk e njeh armikun''.
Termi i persektuar, i përndjekur zuri fill më vonë. Dhe nën zhgunin e terminologjisë. Aty u përfshinë, ose nxituan të përfshihen edhe viktimat e sistemit. Pra, ideatorët, milituesit, bashkëpunëtorët. Të cilët për strategji të njëshit. Apo dhe inate të njëri-tjetrit, përfunduan në gjirizet e vuajtjes së dënimit si kundërshtarë politik.
Viktimat e njëri-tjetrit. Nga tre xhelatë, fitoi njëri. Dhy dy dolën të persekutuar. U shpallën armiq të popullit. Ndërkohë kur ishin armiq të njëri-tjetrit. U dërguan të kryejnë denim, me qejf, me vullnet të plot. Pikërisht në skëterrat që i projektuan vet. Pra lufta personale u kthye në luftë për liri. Për lirinë e imagjinuar, jo realen. Jo lirinë që është si të thuash, ekzistenca e vertetë e një thesari të ëndërruar.
Kështu të deklasuarit, të prekurit, të halanosurit… në ditët e para e të demokracisë. Fluturuan përtej kufijve. Disa të tjerë, këta nga dora e të ashtuquajturve të perseketuar nxituan të kapin depot, institucionet gafile të sistemit, deri kazermat dhe repartet, disa ndërrmarrje të veremesorua nga koha. Duke rikompesuar përgjysëm vetveten. Pasi asnjë thesar nuk rikuperohet duke fluturuar dhe duke marrë diçka. Për sa kohë që nuk ka dallim esencial midis lirisë së munguar dhe shtetit të së drejtës qytetare.
E gjitha është një histori midis atyre që e braktisën skëterrën. Dhe atyre që morën nga një zarzavate nga kazani prej bloze i çorbës shqiptare.
Ndaj sot duket si normale lufta e deklaratave. Përpjekja plot pështyma rreth spiunëve. Përpjekja për të nxjerrurr kush e kush veten më larë se tjetri. Energjia për mos ekzistencën apo ekzistencën e dhunës dhe përdhunimeve. Eshtë lufta e të perseketuarve. Jo e të halanosurve. Eshtë lufta e mëkatarve, jo e shenjtorëve.
E gjitha kjo më erdhi si një revansh ironie. Kur edhe pas njëzet e kusur vitesh. Vështron një grup njerëzish, në krye të të cilit një person me kollare flet për lirinë. Ndërsa të tjerët, pjesa më e madhe janë akoma të përgjumur, disi të rreshkur nga gjëndja pa ujë, pa dritë, pa të ardhura. I pari ka kollare dhe artopolant. Në emrin e ideale i ka ftuar në shesh. Duke i dhënë nga një birrë dhe dy qofte.
Nga ana tjetër jo të gjitha webet e transemetojnë këtë protestë.
Nga ana tjetër, pyetja e kohës. Përse të halanosurit u vetcilësuan si të persekutuar?. Të përndjekur? Përse janë ndarë në grupe interesi.? Si në kohën e luftës me njëri-tjetrin.? Përse disa vetdigjen? Dhe përse disa të tjerë mbajnë në dorë çelsa ngrehine me emrin Institucion? Përse në emër të Lirisë? Përse duken sikur i përkasin dikujt tjetër tashmë. Dhe jo të deklasuarve…, të prekurve, të halanosurve?!
Eshtë fare e thjesht, liria ideale është mbi individin. Dhe individët që ta pranojë këtë, janë në arrati.
Zbrazëtinë e të halanosurve e kanë zënë të persektuarit. Përfaqësuesit e tyre janë në pushtet. Dhe marrëveshje me pushtetin në emër të lirisë ideale nuk mund të bëhet asnjëherë.

 

SHKARKO APP