I shkruan letër publike ish-partnerit të së fejuarës: Faleminderit që e le

Një djalë anglez i ka shkruar një letër publike ish-partnerit të dashurës së tij, ku e falendëron atë që u nda nga ajo.

Ryan March bëri një postim në Facebook, ku shprehte mirënjohje ndaj ish-të dashurit të Kalie, vajzës me të cilën ai është tmerrësisht i dashuruar. Thonë që nga çdo e keqe vjen një e mirë dhe kështu ndodhi edhe për Kalie. Zemra e saj gjeti shërim pranë Ryan, i cili e mbuloi me dashuri e përkushtim që kur e njohu. Ja çfarë shkruan i riu anglez në Facebook, një letër që bëri bujë në media dhe në rrjetet sociale:

“Djalit që e la të lirë: Faleminderit!

Faleminderit që dole nga jeta e saj dhe që e braktise. Faleminderit që më dhe mundësinë ta dashuroja, të bëja gjëra që e bënin të lumtur e të kujdesesha për të. Faleminderit që e lëndove. Nëse nuk do kishin ndodhur këto gjëra, nuk do kishte marrë një mësim të mirë. Do bëj më të mirën time për të mos e lënduar, pasi kur e shoh të qajë ndihem keq.

Do bëj gjithë gjërat që nuk arrite të bëje për të, do të jem aty kur të ndihet vetëm, do t’i jap prioritet dhe nuk do e trajtoj thjesht si një variant, do të dëgjoj historitë e saj dhe ankesat, pavarësisht sa të çuditshme mund të duken.

Do i dedikoj kohën dhe dashurinë, edhe kur nuk do e kërkojë. Do kujdesem për vajzën që nuk dite të vlerësoje. E dashuroj vajzën që ti e nënvlerësove. Do bëj gjithçka për ta mbajtur pas vetes. E dua, prandaj do e mbështes në çdo gjë që do të bëhet. Do jem shoku që ti nuk dite të ishe për të. Do jem mashkulli që nuk do e bëjë kurrë të njëjtin gabim si ti. Nuk do e lë kurrë të iki!”. JOQ

SHKARKO APP