I vdes e shoqja, i moshuari ndërton pishinë për fëmijët e fqinjëve
Një pensionist ka gjetur mënyrën e duhur që të kthejë gëzim në shtëpinë e tij, pasi e shoqja ndërroi jetë dhe gjithcka ndryshoi.
Keith Davidson ndërtoi një pishinë në oborrin e shtëpisë, të cilën mund ta përdorin fqinjët dhe fëmijët e lagjes për tu argëtuar.
“Shtëpia ishte shumë e qetë pasi ajo u largua nga jeta. Ajo ishte gjëja më e rëndësishme e jetës sime për vite me rradhë. Kështu që unë doja të mposhtja hidhërimin duke bërë diçka tjetër,” – tha ai për të ndjerën Evy në ABCNews.
94-vjecari nga Minessota telefonoi një kompani që të ndërtonte gjithcka dhe tashmë arrin të kënaqet me fëmijët e fqinjëve të tij.
Ata e vlerësojnë shumë për këtë veprim dhe shprehen se kjo ide solli gëzim në zonën e tyre.