I vetëm në protestë, Lapaj: Koha për një qeveri tranzicioni 12 mujore pa politikanë dhe me intelektualë

I vetëm dhe i ngujuar që dje në Ditën e Rinisë në një protestë 24-orëshë para Kryeministrisë, kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, paralajmëron protesta pa afat deri në dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Për të Shqipërisë i duhet qeveri tranzitore 12 mujore me intelektualët më të mirë të vendit brenda e jashtë vendit dhe pa politikanë.

“Shqipërisë i duhet një qeveri tranzitore 12 mujore e përbërë nga intelektualët më të mirë të vendit brenda e jashtë vendit, për ta përgatitur vendin për zgjedhjet e para demokratike në vend edhe nëse ai fiton duke mos patur administratën, duke mos patur Ministrinë e Brendshme që lejon krimin dhe paratë e vjedhjes së tenderave publikë, atëherë t’i shtrëngojmë dorën, por një njeri që kapet duke vjedhur dhe shton numrin e votuesve kjo është e pamundur. Halli që ia ka me drejtësinë dhe qytetarët që mesa duket kudo flitet,që ai zotëri nuk i ka fituar zgjedhjet me meritë”, theksoi Lapaj. Ai sqaroi se vendimin e mori në ditën e rinisë dhe doli për të protestuar i vetëm, për dy arsye, teksa akuzoi kryeministrin Rama për presion ndaj sistemit të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

“E mora vendimin aty për aty vetë dhe ndaj dola vonë. Nuk ka asgjë për të festuar. Ne jetojmë në një republikë fasadë. E flasim përditë dhe kur na ikin miqtë nga Shqipëria. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu. Është gabim të vazhdojë kështu. Kam nisur këtë protestë. Nuk duhet të vazhdojë të shtrijë gjymtyrët e veta në sistemin e drejtësisë. Ky ka marrë nën kërcënim GJK. Ai nuk është palë në proces për të përdorur pushtetin për të kërcënuar gjykatën. Ai me votat që ka edhe mund ta shkrijë gjykatën. Çështja e parë është kërcënimi që unë e zhbëj këtë gjë. E dyta ai nuk ka më legjitimitetin moral si kryeministri i Shqipërisë se është e pamundur që të kapen ministra e ti nga 74 mandate të shkosh në 83. E pamundur që zv.kryeministri i parë të arratiset dhe e dyta të kapet me probleme të rënda ligjore dhe ti kalosh nga 74 në 83 mandate. E pamundur që me këtë problematikë kur ti sa më shumë kapesh në korrupsion, aq më i fortë bëhesh dhe shkon në zgjedhje në 5 bashki dhe merr me 75-80%. Nuk jemi në Korenë e Veriut”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lapaj theksoi në A2 CNN se protesta e tij do të vijojë derisa trupi të durojë, ndërsa numri i pjesëmarrësve sot po rritet. “Dje hyra i vetëm sot jemi 10 veta në protestë 24-orëshe pa ndalim pa afat dhe besoj se nesër do jenë të tjerë, besoj që mund të mobilizoj qytetarët në masë. Ne jemi mbi bazë vullneti garanci për veten time uroj të shtohen mendoj që është moment i rëndësishëm për vendin. Një afat nëse bëhen shumë njerëz dhe ky (Rama) dorëhiqet, dhe nëse nuk dalin shumë njerëz unë do vazhdoj deri sa trupi im të durojë. Ai ka gjithçka dhe asnjë parti opozitare nuk e rivalizon dot. Mendoj të ngjallim reagimin qytetar. Problemin e kemi me ata që e kanë lënë Shqipërinë vendin më të varfër të Europës, jo me demokratët dhe socialistët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?