Idealet e mirësjelljes franceze

 

Nga Kastriot Kotoni

Natyra e qytetërimit na tregon se sado i fortë që të duket, ai në të vërtetë është tepër i brisht. Ai mund të shkatërrohet. Jo të paktë janë armiqtë e tij. Para së gjithash frika-frika e luftës, frika e pushtimit, frika prej epidemive dhe urisë për shkak të së cilës nuk ia vlen barra qeranë të ndërtosh ngrehina, të mbjellësh pemë madje të mendosh për kulturat bujqësore për vitin që vjen. Po ashtu dhe frika prej të mbinatyrshmes , që do të thotë të mos guxosh të pyesësh për kurrgjë apo të ndryshosh diçka. Në botën e lashtësisë së vonë e cila ishte e mbushur me rituale të pakuptimta e me fe të mistershme, të cilat e shkatërronin vetbesimin. Atëherë vjen shterimi, mungesa e shpresës, e cila i ngërthen njerzit madje edhe ata që kanë një shkallë të lartë mirëqenieje materiale. Është një poezi e poetit bashkëkohor grek, Kavafis, në të cilën ai përfytyron njerëzit e një qyteti antik si Aleksandria, të cilët presin çdo ditë të dynden barbarët dhe të plakçisnin qytetin . Më në fund barbarët largohen për gjetiu dhe qyteti shpëtoj, por njerëzit mbetën të zhgënjyer-do të ishte më mirë të vinin barbarët se sa kështu që s”ndodhte kurrgjë. Sigurisht qytetërimit i nevojitet një minimum mirëqenije materiale-aq sa u mjafton për tu siguruar njerëzve një kohë të lirë. Por ca më shumë, ai kërkon besim në filozofinë e saj, besim të fortë në ligjet dhe disiplinë, forcë energji, vitalitet:Të gjitha qytetërimet e mëdha apo epokat e mëdha të cilat e kanë nxitur qytetërimin e tyre , janë mbështetur në energji të mëdha. Përshembull. Anselm-i(filozof i mesjetës) thoshte “Duhet të besoj që të kuptoj”. Abelard-i ndoqi një rrugë të kundërt, ”Duhet të kuptoj që të mund të besoj”. Ai thoshte”Dyshimi na shtyn të pyesim dhe kur e bëjmë soditim të vërtetën”(Pierre Abelardi)personalitet emblamatik me të cilin nuk matej dot në (diskutime)njeri nëpër kuvende. Merita e madhe, e ndoshta e vetmja, e qytetërimit evropian ka qenë se kurrë nuk e ndërpren zhvillimin dhe ndryshimin e vet, thotë Keneth Klark.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse në këto rreshta ka diçka të përbashkët me situatën në Evropë apo edhe në Shqipëri, pas ngjarjeve të Parisit, çdo njeri e gjen vetveten mes dilemmash që afron realiteti politik. Ka energji të jashtëzakonshme në Shqipëri si për të bërë opozitën(me mitingje nëpër rrugë) ashtu edhe për të bërë politikën e konsensusit për ligje që na i imponon faktori ndërkombëtar. Qeveria e shkëputur nga ideologjia e mazhorancës e cila e pruri në pushtet me plotë shpresë, është bërë më tepër një “gafatore pendesash”dhe me një performancë plot idealizëm e me njëetik shtetërore foshnjarake. Elektorati i majtë e votoj këtë mazhorancë mes të dy thënieve të lartpërmendura. Së pari besoj që ta kuptonte ndaj edhe ashtu bëri dhe e votoj sikur ndonjëherë në historinë e fitoreve të së majtës në këto 25 vjet pluralizëm politik. ”Besoj” sepse ky elektorat ka në përbërjen e vet njerëz me asete intelektuale shtetndërtuese, por siç po duket deri më tani, vlera e meritokracisëështë nëpërkëmbur e ky fenomen nuk ka nevojë për komente. Tentohet të gjehet e keqja veç tek një njeri si iniciuesi, i korrupsionit dhe destabilitetit të shtetit duke harruar se pasuesit e tij, nuk ishin thjesht ithtarë të besimit të tij politik, që e duartrokisnin në mitingjet maratonike, por ata sot përfaqësojnë një pjesë të madhe të administratës shtetërore. Kjo armatë njerzish e cila kishte një mbrojtës të paaftësisëprofesionale, është kthyer si një qendër besimtarësh të një (kulti qëndrestarësh) të cilët fërkojnë duart në çdo miting të opozitës e duket sikur thonë”Ne me zemër jemi me ju, por ç’ti bëjmë pushtetit”. Shihni mitingjet e opozitës ato mbledhin njerëz, aq sa mund të jenë njerzit të lirë, pa asnjë varësi nga puna me administratën shtetërore. Së dyti në thënien e lartpërmendur të Abelardit“Duhet të kuptoj që më pas të besoj”faktori kohë në kthimet politike të Shqipërisë, është bërë në kushtet e emergjencës, për të shkëputur vendin nga rënia në greminë. Erërat e ekonomisë botërore frynin drejt krizës e politikanët tanë i frynin kosit të vendit të dytë pas Gjermanisë. A ishte pjekur koha, për të kuptuar se elitat e reja të së majtës ishin jo vetëm të ndryshme, por edhe në koherencë me zhvillimet botërore. Skanimi i ekonomisë ende nuk ka mbaruar edhe pse kanë kaluar dy vjet në pushtetin e së majtës. Elitat politike ekonomike të saj, janë në turravrapin e modeleve që afron faktori ndërkombëtar(pa asnjë përshtatje me realitetin socialekonomik të Shqipërisë) Ata sillen kokulur e me shprehjen (Jes menit)përballë faktorit ndërkombëtar, ndërsa me një sjellje krejt arrogante dhe mospërfillëse ndaj qytetarit shqiptar e as që bëhet fjalë për elektoratin e majtë që e ka prurë në pushtet. Për dinjitetin njerëzor dhe madhështinë e njeriut shqiptar as që duhet të shkruajmë. Ai kapërceu kufijtë e izolimit, të paragjykimit me një sakrificë të jashtëzakonshme dhe energji të pashtershme, për tu përshtatur kushteve të reja, të një shoqërie për të cilën kishte parë nëpër televizione e kish lexuar nëpër libra, por në realitet ishte krejt ndryshe. Ëndrra për ta parë Shqipërinë si e gjithë Evropa, mbetet një aspiratë, për të gjithë kombin shqiptar. Ashpërsia e tranzicionit socialekonomik nuk e uli dinjitetin dhe moralin e e njeriut të thjesht shqiptar. Bijtë e kombit ikën si emigrant nëpër botë, të tjerët që nuk e lanë vendin, pranuan nenin famëkeq 24/1 e ca të tjerë më keq akoma u gënjyen me letra me vlerë. Reforma për të hequr një militant nga puna e për ta dhënë të gjithë Shqipërinë me konçesion ishin rrefreni i rradhës për çdo parti në pushtet. Mbarsja me vlerat e zhvillimit dhe të ndryshimit të qytetërimit evropian e bëri njeriun shqiptar të ndjehet i barabartë mes të barabartëve kudo në botë. Ai shfaqi me forcë e vitalitet si asnjë popull tjetër në Evropë besimin për një Evropë të përbashkët. Sot atij i duhet Evropa, në besimin për ligjet dhe disiplinë, po ashtu edhe për atë filozofi të saj të mbështetur në energji të mëdha, për tu përballur me çdo lloj barbarie. Mitingjet e opozitës shqiptare të“lodhur” nga harresa e identitetit të saj, ”Kur lindi Partia” e kush firmosi e pse nuk e ka emrin, filani apo filani, nuk ka asgjë të re në metodë dhe ligjerim politik. Të shohësh formacionet policore në ruajtje të objekteve administrative duke ulur sigurinë e jetës së qytetarit në një situatë gatishmërie në rrang botëror, tregon se opozita ka gjetur kohën dhe vendin e gabuar, për ta acaruar gjendjen në vend , kur dihet se faktori ndërkombëtar kërkon stabilitet në rajon. Festat e fundvitit janë një fat i madh për kombin shqiptar, për tu treguar si një shembull i veçantë i bashkëjetesës fetare, dhe qytetar evropian që kanë lidhur të ardhmen e tyre me fatin e saj, në të mirë e në të keqe. Ato janë një rast i mirë solidaritetinjerëzor për realitetin në vendin tonë, por edhe një reflektim për politikën shqiptare e cila duhet të jetë më e përgjegjëshme dhe bashkëpunuese me forcat e tjera në parlament, në shërbim të mirëqenies së popullit. Shterimi i idealeve dhe mungesa e shpresës duhet të jenë larg filozofisë të popullit shqiptar. Populli shqiptar i ka të mjaftueshme gabimet e politikës në historinë e tij, mjafton që të mos harroj se për ku është nisur e ku do të shkojë, që të kap kohën e humbur. Ideali i mirësjelljes franceze njihet në historinë e qytetërimit me pikturën e “Dukës në tryezën e bukës”në Francën mesjetare, ky ideal humanist është në kundërvënie me anët e këqija të politkës…. . e cila ka nevojë të shihet me dyshim në çdo kohë e për çdo popull. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?