Identiteti digjital, Kryeministri Rama: Do të nisë në fillim të 2026-ës, jemi një vit para BE-së

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. Rama tha se në fillim të vitit të ardhshëm, Identiteti Digjital do të jetë gati për të gjithë qytetarët.

“Është një tjetër moment i shumëpritur dhe mirëpritur sepse prej disa kohësh jemi angazhuar me shumë dëshirë por edhe me ambicie si gjithmonë për të krijuar identitetin digjital, i cili është baza e një kapërcimi tjetër të madh dhe projektimi në të ardhmen falë teknologjisë. Në dijeninë time, çfarë po demonstrohet sot, do të jetë në dispozicion të publikut dhe të raportit mes qytetarit e shtetit dhe të ekonomisë tonë në fillim të vitit të ardhshëm. BE po ashtu po përgatitet për identitetin digjital dhe objektivi i shpallur i BE-së është që në 2027 qytetarët e BE të mund të pajisen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një hap më para dhe e theksoj këtë jo për të nënkuptuar apo afirmuar ndonjë përparësi tonën, por për të rikujtuar se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë dhe që i drejtohet asaj për të kapërcyer pengesa që nganjëherë janë edhe historike, është që personalisht e quaj bekim i kësaj kohe se përmes teknologjisë digjitale, ne mund të arrijmë shumë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?